Data : 20 07 2018
KryeTitujt :

Donald Trump: Vladimir Putin është mik apo armik, ende se di!

Donald Trump, Presidenti amerikan,  ka thënë të martën se nuk mund të vlerësojë nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin është mik apo armik dhe se takimi me të do të jetë pjesa më e lehtë e udhëtimit në Evropë, që përfshin pjesëmarrjen në samitin e NATO-s dhe vizitën në Britani, transmeton Reuters.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, para se të nisej drejt Evropës në një udhëtim një-javor, Trump ka përsëritur kriticizmin e tij ndaj aleatëve të NATO-së, rreth shpenzimeve për mbrojtje si dhe ka përmendur tensionet politike në Britani lidhur me planet për Brexit.

 

“E kam NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar, që është disi e trazuar dhe kam Putinin. Putin mund të jetë pjesa më e lehtë. Si mendoni ju?” ka thënë Trump.

“Do të shohim si do të shkojë”, ka thënë ai për samitin që do ta zhvillojë me Putinin në Helsinki më 16 korrik.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


− 5 = 1