Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Do shkruaj per Progonatin

progonati

Teno Lona

Ato troje si bedena
Do te vesh me kenge rrapin
Te dalin bejkat te dera.
Ato bejka qe kane mbetur
Edge gjalmezezat nena
Te tjerat jane duke krehur
Nga Ksamili te Sarenda
Ato prapë te ty do vijnë
Atje te rrenja boshtore
Per nje jetë me te mire
I lane stenet e troje.
Rrënjët e tua ku jane
Me ato vatrat shekullore
Qe nxorën fise me famë
Si uji nga kroje bore
Këtë emër kush e foli
Emri yt per pashallare
Nuk qe urdhër nga Stambolli
Po nga bijtë e tu te rrallë.
Legjenda per birbilejte
Kenga qe sdo shuhet kurrë
Ajo rrodhi si lumenjtë
O Progonati me vulë
Ne atë historinë tende
Dalin trimat qe ke nxjerrë
Nga penat te stani i dhenve
Vullkani mbi Tepelenë.
Kupola ne atë krahine
I ben hije vatanit
Ali Pasha ne Janinë
I njih te zot e sterrallit.
Atje te rrapi ne hije
Ne ato fletet pale pale
Thurnin vargje dashurie
Dhe kenga brenda ti marrë.
Progonat nema sevdane
Ta ve si zemer ne këngë
O vendi me kapedane
Sevdaja mbulofte vend.
Fterre gusht 2017

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :