Data : 15 10 2018
KryeTitujt :

Ditmir Bushati: Të angazhuar për tu përfshirë në nisma e projekte konkrete

Aktualisht, Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të përfshirë në nisma e projekte konkrete bashkëpunimi rajonal të gjithë grupet e interesit, sidomos të rinjtë, tani që nisi dhe procesi përgatitor për bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, për ratifikimin e marrëveshjes si vendi pritës, ndërmjet  Shqipërisë dhe Fondit të Ballkanit Perëndimor,  Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se  “..një prani më e shtuar e selive rajonale në Tiranë jo vetëm flet qartë për një qëndrim më të balancuar të nismave në rajonin tonë po dhe dëshmi e pjekurisë së Shqipërisë”.

Ministri garantoi se qeveria do të mbështesë këto nisma fuqimisht jo vetëm në kuptimin politik, financiar e logjistik, po dhe dëshmi e pjekurisë së Shqipërisë dhe rolit gjithnjë e më në rritje që Shqipëria ka përsa i përket politikës së jashtme në rajon.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :