Data : 22 06 2018
KryeTitujt :

Ditmir Bushati: Ballkani Perëndimor, i lënë pas dore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për “The Japan Nevvs” gjatë qëndrimit të tij në Tokio, tha se Rajoni i Ballkanit Perëndimor, “një kopsht i lënë pas dore” nga BE.

Sërish, ministri mban një qëndrim të kujdesshëm rreth pozitës së BE-së. “Ne ende nuk kemi parë një strategji të qartë (të BE-së) se si të punojë me Ballkanin Perëndimor,” tha ai, duke e quajtur rajonin një “kopsht të lënë pas dore” nga BE.

Shqipëria shpreson shumë që Bashkimi Evropian të vendosë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit ish-komunist në mbledhjen e Këshillit Evropian më 28-29 qershor, për të ndihmuar çimentimin e tranzicionit të saj në ekonominë e tregut.

“Ka ardhur koha” që BE-ja të nisë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim”, tha Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Në prill, Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, rekomandoi që udhëheqësit e 28 vendeve anëtare të vendosin për fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, bazuar në përparimin e të dy vendeve në reformat politike dhe ekonomike.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :