Data : 27 05 2018
KryeTitujt :

Dieta më fantastike ku do ndiheni elegant

Anila Kalleshi-dietologe e shquar
aaan
Dieta me kivi premton të humbasësh peshë në vetëm një javë duke konsumuar rregullisht këtë frut bashkë me ushqimet e tjera. Kivi ka veti pasuruese me përmbajtjen e lartë të vitaminës C dhe për fibrat që e bëjnë një ilaç natyral i cili rekomandohet shpesh në rastet e kapsllëkut.
SI FUNKSIONON DIETA E KIVIT
Shfrytëzojmë potencialet diuretike dhe detoksifikuese të këtij fruti ,i cili ndër të tjera është dhe antioksidant,ka dhe përmbajtje të ulët kalorike.
Mund t’u rekomandohet njerzëve që duan të humbasin pak kile (2-3 kile) shpejt,përshembull pas pushimeve për t’u kthyer në formë në një kohë të shkurtër. Kjo dietë ndiqet vetëm 7 ditë por përveç të qenit i kujdesshëm për të ushqyerit është gjithashtu e domosdoshme të konsumojmë shumë ujë për të lehtësuar eleminimin e lëngjeve të tepërta.
Gjatë dietës me kivi mund të konsumohen ushqime të lehta si mishi,djathi pa yndyrë,peshk,bukë dhe pasta integrale ,perime,fruta dhe kos pa yndyrë.  Gjithashtu dhe konsumoni shumë kivi në të njëjtën kohë. Kivi mund të përdoret në sallatat e ndryshme me fruta,në kos,në drithëra për mëngjes, por ka dhe receta të kripura ku mund të përdoret kivi .
 kkk
E HËNË
Mëngjesi:
▪3 kivi
▪2 feta bukë integrale  me marmalatë pa sheqer
▪Çaj jeshil
Dreka:
▪Rizoto me kërpudha
▪Sallatë me kivi
Darka:
▪Supë me legume
▪Perime miks dhe kivi
E MARTË
Mëngjesi:
▪Kos pa yndyrë me 2 copë kivi
Dreka:
▪Pasta integrale me salcë  perimesh dhe parmixhano, 1 kivi
Darka:
▪Mish me pak yndyrë me perime të pjekura dhe kivi
E MËRKURË
Mëngjesi:
▪ 3 kivi
▪2 feta bukë integrale me marmalatë pa sheqer
▪Çaj jeshil
Dreka:
▪Pasta me pesto
▪Karkaleca dhe sallatë,1 kivi
Darka:
▪Djath pa yndyrë ose rikota me perime të stinës
▪ Bukë integrale dhe 1 kivi
E ENJTE
Mëngjesi:
▪Sallatë frutash me dy kivi
▪Çaj jeshil
Dreka:
▪Sallatë me drithëra dhe me perime mikse, 1 kivi
Darka:
▪Supë e trrashë me perime të stinës
▪ Pak proshutë pa yndyrë
▪1 kivi
E PREMTE
Mëngjesi:
▪ Qumësht i skremuar me drithëra integrale
▪2 kivi
Dreka:
▪ Pasta me perime
▪ Gjoks gjeli
▪1 kivi
Darka:
▪Peshk i pjekur në piastër me perime
▪Bukë integrale
▪Kivi
E SHTUNË
Mëngjesi:
▪3 kivi
▪2 feta bukë integrale me marmalatë pa sheqer
▪Çaj jeshil
Dreka:
▪Sallatë me perime dhe djath
▪Bukë integrale
▪1 kivi
Darka:
▪Proshutë koto dhe rukola
▪Bukë integrale
▪Kivi
E DIELË
Mëngjesi:
▪Kos pa yndyrë me dy kivi
▪ Çaj sipas dëshirës
Dreka:
▪Pasta me ton
▪Perime të stinës
▪1 Kivi
Darka:
▪Perime të pjekura
▪Bukë integrale e thekur
▪Kivi
Midis vakteve konsumoni kivi të freskëta,lëng frutash me kivi të përgatitur në moment,kos pa yndyrë ose dhe me galetat e orizit.
[08:32, 4/26/2018] Ani Kashi: DIETA E MAGNEZIT
Magnezi është një mineral esencial për shëndetin tonë. Përveç se ofrimit të shpejtë të humbjes së peshës ,kjo dietë shërben dhe si forcim për dhëmbët dhe zemren.
SI FUNKSIONON DIETA E MAGNEZIT
Duke pasur nivele të mira të  magnezit ne trup do të thotë ndjesi e plotë energjie, pa ankth dhe një gjendje optimale e menaxhuar për sëmundje.
Në dietë zakonisht ka një sërë ndjenjash fizike dhe fiziologjike që të  dekurajojnë dhe nuk të lejojnë të arrish të marrrësh rezultatin e dëshiruar.
Nivelet e ulëta të magnezit janë të lidhura me disa çrregullime shëndetsore si (magnez .hipertension,probleme të vëmendjes madje dhe sëmundje të zemrës).
Duke pasur nivele të mira të këtij minerali në trup do të thotë se qelizat tona janë më të shëndetshme  dhe muskujt dhe kockat janë shumë të forta.
Dieta e magnezit është me pak kalori dhe premton të të bëj të humbasesh 7 kg në 3/4 javë. Disa ide për ushqime vegjetale janë:
Arra
Bajame
Fara të ndryshme
Spinaq dhe perime jeshile
Avokado
Banane
Fiq të  thatë
Kos
E HËNË
Mëngjesi:
Kafe me qumësht
Dy feta bukë integrale me pak djathë
Dreka:
80 g oriz integral me perime të gatuara me avull ose sallatë jeshile me arra
Darka:
Perime
Vezë e zier dhe bukë integrale
1 frut
E MARTË
Mëngjesi:
Qumësht me kakao dhe me 30 g drithëra
Dreka:
Thjerrëza 40 g me salcë
150 g patate të përgatitura
Darka:
Perime
100g proshutë
20 g bukë integrale  dhe nje frutë
E MËRKURË
Mëngjesi:
Çaj sipas dëshirës
Kos natyral
1 frut
Dreka:
Pasta integrale
Sallatë jeshile
Darka:
Gjoks pule (100 g)
Perime të ziera
Bukë integrale
E ENJTE
Mëngjesi:
Kafe me qumësht
2 copë bukë integrale me proshutë gjeli
Dreka:
100 g mish gjeli
300 g sallatë me avokado
Darka:
50-70 g djathë i freskët
Sallatë mikse me perime 200 g
20 g  bukë
E PREMTE
Mëngjesi:
Kafe me qumësht
 2 Feta buke të thekura me 100 g rikota
Dreka:
Peshk sipas dêshires
200 g perime jeshile
20 g bukë integrale
Darka:
Sanduic me bukë integrale me pulë,sallatë,domate dhe ashparag
1 frut
E SHTUNË
Mëngjesi:
Çaj sipas dëshirës
Kos natyral i bardhë
1 frut
Dreka:
Kus kus me perime
Sallatë mikse.
Darka:
Supë me legume dhe drithëra
E DIELË
Mëngjesi:
Qumësht dhe kakao me  30 g drithera
Dreka:
Perime të ziera miks
Gjoks gjeli
Darka:
Vezë e zier
Sallatë jeshile
20 g bukë
MIDIS VAKTEVE: Arra, bajame ,kos,djath pa yndyrë me bukë integrale ose frut.
[08:34, 4/26/2018] Ani Kashi: DIETA E PRANVERËS
Dieta e pranverës na lejon të pastrojme organizmin nga teprimet e dimrit dhe të humbasim peshë me një dietë me pak kalori por jo tepër restriktive. Në përgjithësi këshillohet të ndiqet për dy javë ose një muaj në mënyrë që të hiqen disa kile por me kusht që dhe pas dietës të vazhdoni të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar për të evituar të rimerrni përsëri kilet që humbët në kohë të shkurtër.
Kjo është një dietë që siç thamë më lartë duhen evituar ushqimet me kalori. Dhe të konsumojmë ushqime tipike të pranverës disa prej të cilave kanë një efekt të fortë detoksifikimi dhe të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës. Për ktë arsye duhet përfituar nga vetitë e ushqimeve sezonale për t’u përballur më mirë me kohën e vështirë që mund të përjetojmë në tranzicion  nga dimri në pranverë me avantazh dhe për humbjen e peshës. Është gjithashtu e rëndësishme të konsumoni shumë çajra dietike dhe të merreni rregullisht me aktivitet fizik. Nëse dëshironi të keni rezultate me dietat në përgjithësi është mirë të ndryshoni stilin e jetesës në 360 gradë.
ÇFARË TË KONSUMOJMË
Frutat dhe perimet të cilat janë me fuqi diuretike dhe depuritive që pikërisht në këtë stinë na mbushin tavolinën. Si përshembull:
-rrepka
-ashparag
-bizele të freskëta
-lakra
-luleshtrydhe
Mbetet e vlefshme këshilla për të konsumuar 5 porcione me fruta dhe perime dhe ushqime të pasura me: magnez,kalium,hekur dhe vitamina të tjera. Të afta për të luftuar ndjenjën e lodhjes që ndodh gjatë ndryshimit të stinëve.
Sa i përket proteinave ,kjo dietë nuk përjashton asgjë ju mund të konsumoni peshk,perime,mish,djath i freskët,vezë.
Si pije përveç ujit është e këshillueshme te përdoret çaj jeshil,ujë i aromatizuar, lëngje frutash dhe perimesh.
E HËNË
Mëngjesi: Kos me drithëra integrale
Dreka:
Pasta integrale me salcë
Sallatë me rrepka
Darka:
 Supë me legume
Karçof të gatuara me avull
E MARTË
Mëngjesi:
Kafe me qumësht
Tërshërë integrale me luleshtrydhe (ose frut tjetër të stinës)
Dreka:
Oriz me ashparag
Darka:
Krem bizelesh
Gjoks gjeli i pjekur
Bukë integrale
E MËRKURË
Mëngjesi: Lëng frutash dhe 2 fetë bukë integrale
Dreka: Rizoto me spinaq,vaj ulliri dhe limon
Darka:
 Sallatë me perime
Salmon me patate
E ENJTE
Mëngjesi: Qumësht me muesli integral
Dreka:
Karçof
Panxhar
Bukë integrale
Darka:
Spinaq i zier me djathë
Bukë integrale
E PREMTE
Mëngjesi: Lëng me luleshtrydhe dhe biskota integrale
Drekë:
Bullgur me lakër të kuqe dhe djathë
Sallatë mikse
Darka:
Proshutë bresaola
Ashparag me vaj ulliri dhe limon
Bukë integrale
E SHTUNË
Mëngjesi: Kos me drithëra integrale
Dreka: Kus kus me perime mikse dhe fasule
Darka:
Peshk merluc me lakra të ziera
Bukë integrale
E DIELË
Mëngjesi:
 Kafe me qumësht
Tërshërë integrale me luleshtrydhe
Dreka: Rizoto me karçof,rrepka dhe një vezë
Darka:
 Qofte vegjetale
Perime mikse
Bukë integrale
Midis vakteve: Lëngje frutash dhe perimesh,Perime të pa gatuara ,Kos,Galeta orizi dhe misri ,fruta të thata.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :