Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Dieta e mykut Candida

Dieta e mykut Candida
- MSC. ANILA KALLESHI- dietologe klinike
 Nëse doni të lehtësoni simptomat e Candidës, janë disa element kyç që mund të përfshini në planin tuaj të trajtimit. Në këtë artikull do të gjeni një përmbledhje se si dieta dhe elementë të tjerë mund të përfshihen më së miri në planin tuaj të trajtimit.
12095317_1111354368922046_3475360761879184746_o
Elementi më i rëndësishëm në trajtimin ndaj Candidës është dieta juaj.
Të ndiqni një dietë pa sheqer privon bakteriet e Candidës që të rriten dhe të përhapen në zorrë. Gjithmonë duhet të filloni trajtimin me një pastrim, për të eliminuar sa më shumë toksina të Candidës.
Në momentin që dieta progreson, ju mund të filloni të ri-konsumoni ato ushqime përsëri.Elementët e tjerë janë probiotikët (për të ripopulluar bakteriet beneficiale në zorrët tuaja) dhe anti-fungalët (që sulmojnë qelizat e Candidës në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Çelësi për dizenjimin e një plani të mirë trajtimi për Candidën është të prezantoni këta 3 elementë në faza të ndryshme.
T’i filloni njëkohësisht mund të sjellë simptoma të pakëndshme.
-Elementë të planit të trajtimit
Më poshtë do të gjeni bazën e një plani të thjeshtë rikuperimi anti-candida. Implementimi i këtyre ndryshimeve në dietën tuaj dhe regjimi i suplementeve do të sjellin ndryshime të konsiderueshme. Thjesht sigurohuni që të mos i filloni njëkohësisht. Ky program  analizon më me hollësi këto elemente. Plus që në të përshruhet si të përdorim enzimat sistemike (për të thyer biofilmat e Candidas) dhe suplementet detoks (që mbështesin mëlçinē).
down-center
Dieta Anti-Candida
Dieta Anti-candida është një dietë me lëndë ushqyese, anti-inflamatore që konsiston në perimet me niseshte të ulët, proteina të shëndetshme, yndyrna, disa drithëra pa gluten, dhe disa fruta me sheqer të ulët. Eshtë një plan i mirë dhe afatgjatë që promovon shëndetin e zorrëve dhe mban candidën nën kontroll.
Probiotikët
Probiotikët janë një nga më thelbësoret për shëndetin e mirë të zorrëve. Ata përmirësojnë imunitetin, përmirësojnë tretjen dhe mbajnë një pheash të mirë në zorrë e shumë të tjera. Mund t’i merrni nga ushqimet, suplementet ose të dyja.
Antifungale
Antifungalët kanë një qasje më ndryshe në parandalimin e zhvillimit të Candidës. Shumë antifungalë punojnë duke shkatërruar muret qelizore të majasë dhe kërpudhave të Candidas. Disa shembuj të mirë janë: Acidi caprylik, vaji i rigonit plus vaji i kokosit dhe hudhra.
Çfarë mund të konsumoni në dietën tuaj?
Të gjithë mund të keni simptoma të ndryshme, por janë disa ushqime të caktuara që duhen shmangur pothuajse nga të gjithë. Këto përfshijnë ushqimet me sheqer dhe të skuqura. Lista përfshin një sërë ushqimesh me të cilat mund të përgatisni disa receta të shijshme. Ka disa lloje ushqimesh që mund të konsumoni me një dietë Candida. Shumë perime pa niseshte, shumë ushqime probiotike, proteina si vezët ose mishi i bardhë etj.
-Lista e ushqimeve “ndoshta”
Janë disa ushqime që mund të jenë “OK” për shumë njerëz, por jo për të tjerë. Ju gjithashtu mund të konsultoheni me listën në momentin që dëshironi të konsumoni ndonjë ushqim tjetër.
-Ushqimet që duhet të shmangni
Ushqimet më të rëndësishme për të shmangur janë sheqernat e shtuara, të cilat gjenden në një sërë ushqimesh. Ushqime të tjera që duhen shmangur përfshijnë kafeinë, mishra të përpunuar dhe pije alkoolike.
-Si t’i riprezantoni këto ushqime?Sa shpejt duhet t’i riprezantoni këto ushqime? Dhe cilat ushqimet duhet të ri-prezantoni fillimisht?
-Cfarë të konsumoni gjatë pastrimit të zorrëve?
Në këtë program, rekomandohet të filloni dietën e Candida-s me një pastrim të zorrëve.
Më shumë informacione
-Të zgjidhni vaj kokosi me cilësi të lartë
Vaji i kokosit është i paketuar me yndyrna të shëndetshme, që mund të rrisë nivelet tuaja të energjisë dhe është një shtesë e shkëlqyer në dietën tuaj. Ju mund të përdorni vaj kokosi në vend të vajit të zakonshëm, por të zgjidhni vajin e duhur të kokosit mund të mos jetë aq e thjeshtë sa mendoni.
-Reduktimi i sheqerit
Candida ka nevojë për sheqer që të zgjerohet në zorrët tuaja. Mundohuni ta reduktoni nga dieta juaj.
-Përmbajtja e sheqerit në ujin me vitamina
Uji me vitamina shpesh marketohet si një alternativë e shëndetshme ndaj pijeve të gazuara. Por nëse lexoni etiketën, do të shihni që përmban shumë sheqerna të shtuara.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :