Data : 22 06 2018
KryeTitujt :

“Dëshmitari X” : Vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafik droge

“Dëshmitari X” i PD, Albert Veliu  ka qëndruar për rreth 5 orë në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka dhënë shpjegime. Veliu është shoqëruar në ambjentet e prokurorisë rreth orës 11:00 nga avokatët e PD Artan Murizi dhe Ivi Kaso, të cilët kanë asistuar në fillimin e marjes në pyetje dhe më pas janë larguar.

Veliu ka shpjeguar me detaje dhe në mënyrë kronologjike, ku e gjithë dëshmia e tij është mbështetur në hakmarjen e tij personale dhe hatërmbetjet që ka me Agron Xhafaj, vllai e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Dëshmitari i Partisë Demokratike, i ka pohuar prokurorit Përparim Kulluri se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafik droge, dhe se këtë e bën duke u favorizuar nga drejtuesit e policisë së Vlorës. Prokurorët e kanë pyetur nëse kishte prova dhe ku i mbështeste këto denoncime kundër Agron Xhafaj, por Veliu ka shtuar se provën e vetme e kishte vetëm atë përgjim të bërë në lokalin e Geron apo Agron Xhafaj, por dhe ka shtuar se Agroni qëndron shpesh me drejtues të policisë së Vlorës.

Blerja e drogës e fshehja e saj

Nga ana tjetër prokurori Përparim Kulluri dhe oficeri Bledar Flaga që kanë marrë në pyetje, Veliun, kanë kërkuar të mësojnë se ku e kishte fshehur lëndën narkotike prej 20 kg drogë dhe ku e kishte blerë atë. Por Albert Veliu, ka shtuar se hashashin e kishte blerë në një person, duke i treguar vetëm nofkën dhe jo emrin e plotë, ndërkohë që pasi e kishte marë, drogën e kishte hedhur, duke e treguar dhe vendin, por prokuroria nuk pranon të japë detaje ekzakte. Çështja penale ka filluar dy ditë më parë, dhe është rregjistruar për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, por pa asnjë emër konkret. Fillimisht për këtë çështje shorti zgjodhi prokuroren Pranvera Pustina, por kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen dhe se më pas çështja i ka kaluar prokurorit Përparim Kulluri.

Ky i fundit së bashku me zv/drejtuesin e kësaj prokurorie Gentian Osmani, tashmë kanë marrë në dorë këtë çështje ku pritet që në ditët në vijim të kërkojnë kryerjen e veprimeve shtesë. Mësohet gjithashtu se Veliu është pyetur nga prokurorët nëse ka nevojë për mbrojtje apo jo, por ai ka refuzuar duke pohuar se nuk ka frikë nga askush. Pas përfundimit të dëshmisë, Veliu është shoqëruar në dalje nëpërmjet tunelit të këtij institucioni, nga avokati Artan Murrizi, të cilët janë larguar së bashku. Ndërkohë nga momenti futjes në prokurori e deri kur është larguar, poshtë prokurorisë kanë qëndruar katër agjentë të Grupit të Operacioneve Speciale, të cilët prej më shumë se 48 orë monitorojnë lëvizjet e dëshmitarit të Partisë Demokratike.

Kallëzimi i Xhafajt vjen tek Krimete Rënda

Lidhur me këtë çështje në prokurorinë e Tiranës është rregjistruar një tjetër procedim penal, pasi Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm ka depozituar kallëzim penal, për “denoncim të remë”. Agron Xhafaj pretendon se zëri në audion e publikuar në PD, nuk është i tij, dhe se në asnjë moment nuk është ai personi që ka zhvilluar bisedën e pasqyruar nga Partia Demokratike.

Por burime pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë se shumë shpejt ky procedim penal që ka filluar në Tiranë, do i bashkohet dosjes së hapur tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Provat

Prokurorët e kanë pyetur nëse kishte prova dhe ku i mbështeste këto denoncime kundër Agron Xhafaj, por Veliu ka shtuar se provën e vetme e kishte vetëm atë përgjim të bërë në lokalin e Geron apo Agron Xhafaj.

Bashkimi

Burime pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë se shumë shpejt ky procedim penal që ka filluar në Tiranë, do i bashkohet dosjes së hapur tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Blerja e drogës

Nga Veliu, kanë kërkuar të mësojnë se ku e kishte fshehur lëndën narkotike prej 20 kg drogë dhe ku e kishte blerë atë.Por Albert Veliu, ka shtuar se hashashin i kishte blerë në një person, duke i treguar vetëm nofkën dhe jo emrin e plotë

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :