Data : 14 11 2018
KryeTitujt :

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo: Në zgjedhjet e reja me qeveri të re

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo: Në zgjedhjet e reja me qeveri të re

Genc Pollo

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo deklaroi se vendi në zgjedhjet e ardhshme duhej të shkojë me një qeveri të re.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Pollo theksoi se rruga më e mirë për të realizuar këtë janë protestat paqësore. Po ashtu deputeti i PD-së iu kthye diskutimeve për protestën e sotme të biznesit të vogël, e mbështetur edhe nga opozita, madje edhe tubimi për taksën për Rrugën e Kombit.

Ai tha se PD ka iniciuar për këto protesta, pasi sipas tij është e drejta e qytetarëve që të protestojnë në kuadër edhe të thirrjes për mosbindje civile.

“Është e nevojshme që të shkohet në zgjedhje me një qeveri të besueshme. Do ishte në të mirë të vendit të shkonim me qeveri tjetër në zgjedhje. Do ishte e mirë që të shkonim me protesta, në mënyrë legjitime. Në PD do të nisin konsultimet drejt kongresit për zgjedhjet. Këtë herë shpresoj të ketë diskutime të vlefshme, siç është edhe kandidati. Kongresi është në fund të muajt, në datë 26-27 prill. Çdo ide kontruktive është e mirëpritur të lançohet”, tha Pollo. Po ashtu Pollo hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se PD gjatë kohës që ishte në pushtet propozoi vendosjen e tarifës për Rrugën e Kombit.

“Është një përpjekje e madhe. Duhet të falënderojmë edhe kuksianët që protestuan në mënyrën e tyre, pasi në gjendjen mendore që ka qeveria, vetëm ajo mënyrë ka efekt. Vetëm ajo mënyrë e çoi kryeministrin të kërkonte falje dhe jo të tërhiqej. Ai bëri një zmbrapsje në qëndrimin e tij. Në atë protestë ishin këshilltarë të PS dhe PD-së. Qe nisme lokale. Ne duhet të kishim bërë shumë më tepër. Në Kuvend ne kemi ngritur zërin. Ka qenë një studim për të siguruar burimet e financimit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :