Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul: “Po” me kusht Shqipërisë për negociatat

Nuk pritej, por CDU i thotë “Po” me për kusht Shqipërisë për negociatat, kur  pas kësaj PO, thotë deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në intervistë për DW.

E shoh pozitive ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

 

DW: Kemi një situatë të vështirë tani për Bashkimin Europian. Në këtë kontekst diskutohet edhe për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE. Pse është relevante Shqipëria?

Johann Wadephul: Shqipëria ka rëndësi dhe as më pak e as më shumë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me të cilat Gjermania ndjehet shumë e lidhur. Deklaratat e Selanikut ne i kemi parë seriozisht dhe jemi të bindur se këto vende janë pjesë bërthamë e Europës dhe se ne edhe premtimet që kemi bërë nga ana europiane duhet t’i mbajmë, edhe sepse konfliktet brenda jugosllave siç i kemi parë në vitet 90-të mund të rindizen në çdo kohë, e një proces i integrimit dhe anëtarësimit, siç ka ndodhur pjesërisht, pikërisht këto i çtensionon, prandaj kemi edhe një motivim të dyfishtë që të tregohet kujdes për këto vende

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :