Data : 15 12 2018
KryeTitujt :

Dekreti i Metës për Teatrin Komnëtar, reagon Balla: “Përfaqësuesit e opozitës s’kanë haber nga praktika parlamentare,

taulant-balla_1458839020-5059034 (1)Dekreti i Metës për Teatrin Komnëtar, reagon Balla: “Përfaqësuesit e opozitës s’kanë haber nga praktika parlamentare, në rastet kur Dekreti i Presidentit pranohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ku shqyrtua dhe më pas u miratua dekreti i Presidentit Ilir Meta lidhur me projektligjin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla, deklaron se përfaqësuesit e opozitës mos të marrin përsipër të flasin për shkelje të procedurave parlamentare pasi ato nuk e kanë lexuar kurrë Rregulloren.

Sipas Ballës ato s’kanë haber nga praktika parlamentare, në rastet kur Dekreti i Presidentit pranohet.

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

Mirë që në Kuvend vijnë me hope dhe kur ju teket, por të paktën mos marrin përsipër të flasin për shkelje të procedurave parlamentare ata që nuk kanë lexuar kurrë Rregulloren. Apo që haber s’kanë nga praktika parlamentare, në rastet kur Dekreti i Presidentit pranohet.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :