Data : 19 12 2018
KryeTitujt :

Deklarata e Vuçiç: Rruga jonë drejt BE-së varet nga Kosova

Deklarata e Vuçiç: Rruga jonë drejt BE-së varet nga Kosova

 

Sot presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi: “Para nesh ndodhet një rrugë e gjatë deri në anëtarësimin e plotë në BE, por e tëra varet nga raportet me Kosovën, ndërsa të gjitha të tjerat shërbejnë si presion shtesë”.

Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në temën se ku ndodhet sot Serbia në rrugën e saj drejt BE-së.

“Nga kjo varet e ardhmja jonë dhe kjo nuk do të thotë se duhet të japim gjithë ato që janë të nevojshme, pasi edhe pak nga kjo ka mbetur, por duhet të gjejmë zgjidhjen racionale dhe këtë çështje ta përmbyllim”, u shpreh Vuçiq.

Ndryshe, dje Vuçiç kishte deklaruar se Serbia dëshiron të bëhet vendi i parë i ardhshëm anëtar i BE-së.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :