Data : 23 09 2018
KryeTitujt :

Dashamir Shehi pas protestës: Qeverisë arrogante iu dha një mësim

 Dashamir Shehi pas protestës: Qeverisë arrogante iu dha një mësim

Dashamir Shehi

Protestë simbolike, e ka cilësuar deputeti i opozitës, Dashamir Shehi, atë të biznesit të vogël, që mbylli qepenat nga ora 11:00 deri në 12:00. Shehi tha se përmes kësaj proteste po i përcillej një mesazh qeverisë se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH është arrogante.

”Mbyllja një orë nuk e dëmton biznesin, por për t’iu dhënë një shenjë këtyre që vënë taksa në mënyrë arrogante. Këta me zor mbajnë veten, ndaj taksa është e tepërt, dëmton tregun e punës, biznesin e vogël në përgjithësi.

Nuk është kjo rruga për të zgjidhur problemet qeveria. Është shumë e parëndësishme taksa, dhunë ndaj më të varfrit, për të krijuar psikozën se kjo qeveri mund të marrë gjithçka. Ky është motivi i vetëm”, tha Shehi për ”Report TV”.

Në vijim ai u shpreh se këta nuk marrin vesh nga ekonomia, por kanë vetëm një qëllim, të dhunojnë qytetarin se vetëm kështu si në kohë të Enver Hoxhës do t’i kenë të gjithë nga pas.

“Nuk do vdesin të gjithë, por nëse këta njerëz këtu kanë fituar sa për të mbajtur familjen, s’do ju mbetet më asgjë, s’do jetojnë’”, tha ai.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :