Data : 22 06 2018
KryeTitujt :

Damir Krstiçeviq, ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë nuk i lejohet të vizitojë Serbinë

Damir Krstiçeviq, ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë nuk i lejohet të vizitojë Serbinë

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Damir Krstiçeviq

Autoritetet serbe ia ka ndaluar hyrjen zëvendëskryeministrit, njëherësh ministrit të Mbrojtjes së Koracisë, Damir Krstiçeviq në Serbi deri në një njoftim të ardhshëm, pasi edhe Zagrebi zyrtar kishte vepruar ngjajshëm fundjavën e kaluar.

Tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë janë rritur, pasi javën e kaluar një delegacion kroat ndërpreu një vizitë në Serbi, pasi ligjvënësi ultra-nacionalist, Vojsllav Sheshel ofendoi ata dhe u përpoq që të shqyejë flamurin kroat, transmeton agjencia Reuters.

Të dielën, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin nuk u lejua që të vizitojë dhe të marrë pjesë në shërbimin përkujtues për viktimat e Luftës së Dytë Botërore, që ishin vrarë në kampin e përqendrimit në Jasenovac.

Serbia ka thënë se ka vendosur që të mos lejojë vizitën e ministrit kroat në Serbi, si masë reciprociteti.

“Qeveria serbe beson se … lëvizjet e Kroacisë janë në kundërshtim të frymës së bashkëpunimit fqinjësor dhe respektit, që janë vlera bazike evropiane, ku përfshihet edhe liria e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Të dielën, Kroacia e akuzoi Vulinin se po minon sovranitetin e Kroacisë. Ai përmes një deklarate kishte thënë se Zagrebi nuk ka pasur të drejtë të vendosë nëse ai mund të vizitojë apo jo Kroacinë

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :