Data : 20 07 2018
KryeTitujt :

Cota Luna fiton në Viterbo, Romë, çmimin ndërkombëtar të “Arteve 2018”

Cota Luna fiton në Viterbo, Romë, çmimin ndërkombëtar të “Arteve 2018”

Një ditë më parë në qytetin Viterbo, afër Romës u zhvillua aktiviteti ndërkombëtar i sfilatës së modës, filmave dokumentarë, piktorëve modernë dhe interpretueseve të rinj. Në këtë aktivitet merrnin pjesë regjisorë, aktorë, piktorë, skenografë, poetë, modele të moshave të ndryshme si dhe sfilues veshjesh nga më prestigjiozet në Europë.  Pjesëmarrja dërmuese e artistëve ishin nga Italia, Franca, Portugalia dhe Spanja ku ishin të pranishme dhe modele të Epokës.

cot 3

Në këtë event me shumë emër mori pjesë dhe Cota Luna, si sfiduese veshjesh të firmave italiane e cila njëkohësisht është Sozia e Claudia Kardinale. Titullin Sozia e Claudia Kardinale, Cota Luna e fitoi në Sanremo në ditët që zhvillohej Festivali i muzikës më i bukuri në botë, ku një ndër aktivitete më të bukura është ai “Festivali i Sozive” ku femra të ndryshme fitojnë titullin si Sozi e personaliteteve të muzikës, artit, kulturës.cot1

Në këtë event ajo fitoi çmimin si Sozia e Claudia Kardinale. Ky çmim jepet në kuadrin e Aprovimit të Kalendarit Botëror Zyrtar i Sozive Italiane që reklamohet në të gjitha mediat prestigjioze italiane. Ndërsa në eventin e Viterbo, afër Romës, për pasqyrimin e modës në veshje të kohës Cota fitoi vendin e nderit për moshat mbi 45-vjeç. Ky trofe vjen pas eventit  të saj në fillim të qershorit në Shqipëri ku Luna promovoi librin e saj monografik  me autore Zenepe Luka ku njëkohësisht në të njëjtin vend dhe në të njëjtën sallë në Vlorë u promovua dhe monografia e këngëtarit të madh Albano.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :