Data : 15 10 2018
KryeTitujt :

Cilat janë sot problemet e shkrimtarëve dhe krijuesve

 

 

 

beri 2FORUM/ Flasin, Miranda Haxhia, Fejzi Murati, Faton Mehmeti, Mimoza Leskaj, Kozma Gjini

Klanet, tarafet, njohjet dhe kompromiset vulgare kanë mbizotëruar klimën letrare

 

Albert Z. ZHOLI

Problemet e shkrimtarëve dhe krijimtarisë letrare janë të shumta.  Së pari ata janë ende pa një godinë apo dhomë të tyren ku të mblidhen dhe të qajnë hallet. Së dyti, nuk ekziston kritika profesionale dhe reale. Përpos tyre problemet e tyre s’kanë të sosur, që nga mos vlerësimi nga shtëpitë botuese, botimet pa kritere, mos përkthimi në gjuhë të huaja, mos shpërndarja e librit në gjithë gjeografinë e vendit, etj…Por le ti lëmë të flasin me gojën e tyre disa shkrimtarë, poetë dhe kritikë letrarë..

 

Miranda Haxhia- shkrimtare

Në përfytyrimin tim, letërsia vjen si një pemë që lulëzoi përmes punës ‘vullnetare’ të shkrimtarëve të periudhës së realizmit socialist, pasi shkulën me rrënjë çdo ambicie kulture dhe prurje të mëparshme, duke I burgosur, shënjuar e vënë nofka reaksionare pjesës më të mirë të letërsisë së Rilindjes dhe periudhës së pa pavarësisë. Menjëherë pas rrëzimit të diktaturës, ajo u la pa ujë, u zvordh e rrëzoi pothuaj të gjitha gjethet. Pa u prerë kjo pemë, filloi të lulëzojë një pyll i madh me shkrimtarë, poetë që, duke përfituar nga klima e lirisë, nuk i kushtuan aspak rëndësi ‘shkollimit universal të shkrimtarisë’. Sot kemi shumë shkrimtarë, por nuk u kemi lexuar asnjë libër shumicës prej tyre. Kemi botues të fuqishëm, por numërohen me kokrra shkrimtarët e paguar. Ka çmime letrare, por rrallëkush e ka merituar titullin: klanet, tarafet, njohjet dhe kompromiset vulgare kanë mbizotëruar klimën letrare për shumë vite. Parja zvetënoi edhe cilësinë letrare deri në skaj. Sot, lexuesi tërhiqet nga librat që shkruajnë personazhet e televizionit, të medias, njerëz të njohur, ndërsa injoron pothuajse, librat që sjellin autorët shqiptarë. Të paktën ato kokrra që dallojnë mbi të tjerët me letërsinë që lëvrojnë. U shkruan mjaft libra për burgun. Jo gjithmonë vuajtja është talent, ndaj, këto dëshmi të vyera për historinë, kanë mbetur si qendra të vogla njohurish, për shkak të cilësisë dhe mungesës së mjeshtërisë së zejes së shkrimtarisë. Mes letërsisë së mirë dhe asaj që shkruhet për konsum, fiton kjo e dyta. Libri shitet mirë me tituj telenovelash, figura femrash dhe histori, në të cilat dallohet një autor konfuz, që futet mes fabulës pa mëshirë duke e bërë librin të bezdisshëm për ta lexuar deri në fund. Fakti që shumë njerëz migruan para njëzet vjetësh, krijoi një ‘pyll’ tjetër, shkrimtarët jashtë vendit. Për atë letërsi, njohuritë e mia janë të cungëta, por mendoj që edhe andej matanë, klima e popullimit të globit me shkrimtarë është po aq e ngjashme sa edhe në Shqipëri. Poezia është ‘pushtuar’ nga një numër më i madh njerëzish, për shkak të prishjes së rregullave të ndërtimit të saj. Poetët shqiptarë të sotëm që lexoj dhe mbaj mend janë aq të pakët sa numërohen me gishtat e dorës. Letërsia e sotme është futur në rrjetet sociale, e kjo dukuri e ka prishur atë ndjelljen e saj elitare. E pafuqishme të mbizotërojë këtë dukuri, letërsia po shkon drejt letërsisë së shkruar shkurt. Ritmi i leximit të librave është një marramendje që shtrëngohet të pëlqejë jo libra voluminozë, por sa më të shkurtër. Lidhja e Shkrimtarëve e krijoi historinë e saj, derisa përfundoi në një gropë të zezë, së cilës, po t’I hiqet kapaku, do kundërmojë gjatë fëlliqësirë. Por nuk jam kundër organizimeve të grupimeve të ndryshme, të cilët i bashkon një rrymë, një mënyrë të shkruari, një tematikë, e mbi të gjitha, të konkurrojnë mes tyre për të spikatur vlera. Kjo histori e një letërsie të keqshkruar, ka krijuar edhe një shtrat ku rritet një letërsi për fëmijë mediokre dhe abuzive. Dhe së fundmi, një këshillë për vete dhe të tjerët: më shumë se kushdo tjetër, ne, shqiptarët duhet të lexojmë letërsi të mirë, pasi shkaku kryesor që jemi kaq të varfër, është injoranca e refuzimi i dijes.

Fejzi Murati-poet

Letërsia shqiptare sot ka shume probleme. Më kryesori ngelet krijimi i një forumi me grupin mw tw spikatur tw shkrimtarwve nw nivelin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (shkrimtarë, muzikantë, piktorë, skulptorë, këngëtarë), si domosdoshmëri për ngritjen nw një nivel më të lartë organizativ veprimtarinë e kësaj elite kulturore të kombit, por edhe për të dhënë ndihmën e duhur nw shumw drejtime për këta njerëz qw janë krenaria e kombit dhe qw ndryshe nga politikanwt, ngelen tw përjetshëm nw kujtesën e kombit.

Kozma Gjini-shkrimtar, kritik letrar

- E para, për mendimin tim, është te marrësh nw dorw twrw faktorët qw tw ngremë Lidhjen. Problemet e sotme tw letërsisë janë bwrw gangrena e shkrimtareve. Godina, gazeta, financimi, anëtarësimi…komisionet…zgjedhjet…funksionimi i tyre në bazë ,etj, janë disa nga problemet.

 

Faton Mehmeti-kritik arti

Letërsia e sotme shqiptare ballafaqohet me problem nga mw tw ndryshmet. duke filluar nga tatimi qw i vihet librit, pastaj mungesa e përkrahjes nga shteti si dhe e drejta e respektuar e autorit. Gjithashtu plagjiatura është një problem goxha i theksuar, si dhe shpërfillja e shtetit ndaj shkrimtarit. Po ashtu duhet cekur klanizimi i shoqatave tw ndryshme tw cilat gjoja se vlerësojnë veprat, duke bere tregti me çmime. edhe çmimi vjetor qe jepet nga Ministria e Kulturës jepet ne baze te lidhjeve te ngushta me filan autorin. Mandej autoret e veprave ballafaqohen procesin e te shkruarit ne këtë epoke te multikulturës dhe globalizmit, Po ashtu letërsia shqipe ende ballafaqohet me nacionalizëm, patetizëm dhe demagogji duke mbytur kështu zhvillimin e filozofive subjektive. Margjinalizimi i subjektit duke u kënaqur me firmën dhe strukturën e ka dëmtuar mjaft letërsinë shqiptare. Prandaj letërsie shqiptare i duhet çlirim nga margjinalizmi, nga kozmetika dhe fokusim tek përmbajta si tw vetmet vlera tw cilat i rezistojnë kohës, duke ngritur letërsinë shqiptar nw majat e letërsive mw tw avancuara botërore.

Mimoza Leskaj-poete
Dëshira për të shkruar sot është më e madhe, kjo për shkak të lirisë së fjalës gjë që ka bërë të duket si një treg ku mbledh çdo gjë që gjen përpara. Të mos harrojmë që nëpërmjet letërsisë  transmetohet gjendja shpirtërore e secilit prej nesh.  Ndër dy brezat lë shumë për të dëshiruar; Si në brezin e shkuar e cila njeh vetëm një sistem të fjalës ashtu dhe në brezin e sotëm e cila ka një përzierje që duhet veçuar dhe seleksionuar. Pra sipas meje mungon një konsolidim i dy brezave që është i vonuar mbas viteve ’90.                       Për të mos lënë kurrë mënjanë gjuhësorët e vërtetë, ku për fat të keq idesh ideologjike,u përbuzën, dhe që këtu fillon gabimi i madh historik.  Ndërsa për brezin sot,do theksoja mungesën e thellë që ka njohja e gjuhës dhe e letërsisë në tërësinë e saj!                                          Ç’dua të them me këtë. Thjesht kemi marrë ashtu siç na është servirur, dhe jo ajo ç’ka ka qenë e nevojshme të bëhesh.                                         Mbas viteve ’90, dëshira për ta shprehur atë ç’ka është mbajtur brenda vetes ,në mënyrë të drejtpërdrejtë si dhe rënia e dëshirës për të lexuar, dhe njohur letërsinë shqipe, ka bërë që të shihet më tepër si një libër i masës, pa u bërë ndarjet e nevojshme.

- A është e nevojshme ringritja e Lidhjes së Shkrimtarëve? Po e quaj shumë të nevojshme dhe të vonuar, një lidhje të pastër dhe mbi të gjitha bazuar në sinqeritetin dhe dashurinë që poeti dhe shkrimtari duhet të  transmetojë!  Brezit të ri të poetëve dhe shkrimtarëve u duhet dhënë dora dhe ndihma e duhur, për të konsoliduar atë ç’ka i mungon shoqërisë shqiptare sot. Ky për mua është themeli i një të ardhme. Vlerat që transmetohen nëpërmjet jo vetëm sasisë por të cilësisë së librit, do ti shërbejë  denjësisht asaj shoqërie të ardhme, e cila do dijë të na falënderojë dhe jo të na mallkojë. Pra transmetimi i vlerave të vërteta, për mua është baza e një letërsie moderne!

 

 

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit