Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Cikël poetik nga Nikolin Gurakuqi

FB_IMG_1541683148877
ATJE TE DASHUROVA
Si rera mes gishtave te dores
po me rreshqet e tashmja.
Para syve si film me del e shkuara.
Atje mes ujrash te kristalta te dashurova,
atje ku era lodronte permbi vale,
e hena me kuroren e saj na rrethonte.
Atje ku qielli ishte ne diete,
e pulbardha valle labe vallezonte.
Atje ku horizonti ne rrobaqepesine e tij,
na qepi kostume dashurie,
atje te dashurova,
ne mes damareve te diellit pervelues
u fshehem,
e limanin e endrrave tona ndertuam.
Atje u ngjitem ne anijen tone,
 spirancen e ngritem,
e ne udhen e panjohur drejt horizontit,
hodhe gjurmet tona,
mbi gjemime detrash,ererash,stuhishe,furtunash,
Atje te dashurova,
ku dielli thermohej mbi  gjoksin e detit,
e na i qendisi endrrat me fije kobalti,
atje ku hena na e qepi hapesiren,
me kulloshter yjesh,
atje ku kengen e dashurise,
e lyeva me ngjyra lulesh gjithfaresh,
atje ku ererat zihen
 me direkun e velave te anijes,
atje te dashurova,
ku nje dhimbje e larget zvarritej ne horizont,
si ne faqe skenaresh.
SA HERE 
Sa here qe vij tek ti
me duket sikur ngjitem lart
ne nje karuzel ylberi,
e ti aty me puth
me buze prej shiu,
me perqafon me krahe engjelli,
me buzeqesh me ngjyra pranvere.
Karuzelit i pergjerohem ne azil,
Ashtu duam te rrijme,
nuk dua te zbres poshte,
si i mbyturi kapem pas nje fije bari.
Sfida ime ngjitet lart me krahe fluturash,
e buzet e tua me te mijat
ngjiten me vese marsi.
PO VIJ 
Qielli kollitet si nje plak azmatik,
qe mushkerite i ka te ngarkuara me vetetima.
Une po vij e dashur ku je,
nuk dua te mbyllem mureve te vetmise time te me rrudhoset qenia.
Ti vishu bukur,ashtu sic di ti,
me veshjen me transparente te deshirave.
Jashte qielli eshte cmendur,
nxjerr koken ne parvazin e saj bubullima.
Tek ti po vij une e dashur,
mbi supet e tua breron lumturia,
mbi buzet tona ngjitur me shi,
perflaket regetima.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :