Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Cikël poetik nga Mina Çaushi

 

 

Cikël poetik nga Mina Çaushi

Me rastin e 8 Marsit

SHIU TROKET.

Kur shiu trokiti mbi xhamat si çarçaf,,
Gjumi rëndoi qepallat si qeskat plastike,
ëndërrimi filloi të ngacmoj në kujtes,
shiu u shtua në rrëke dhe rrebesh.
pellgjet në asfalt fluturonin nga rrotat e makinave
si pendët e palloit në ngjyrat e llumit gri
vajzat spërkateshin me pësllëkun e rrugës,
mbeteshin pas si të zëna në faj,,
me ndroje , laheshin ,,paskëtaj
ne mbledhur me ëndrrën putheshim pa fund,,
me puthje të ngrohta, të lehta të nxehta,
me puthje të egra të shpejta,
derdheshim, në thellësinë e shpirtit
në errësirën e natës,
në ëmbëlsi e në ngjyra,
aq sa shkëlqimin sillte dita..
tek ne, në të gjitha fytyrat…!
7777

 

 

 

 

ME TY NË LIBRA.

MIQËSIA IME..!

Nga faqet e tua mora prushin
që digjte si eshkë, skuqur si fëmi,
bashk me to mora aromën,
rrënjosur pa pyetur në shpirt
fjeta mbi libra e qesha me vete
qeshja e lumtur tek të shihja nësy.
edhe pse ikur diku larg meje
Ti përsëri, je aty tek flet e qesh
e më shikon në sy.

 

MË ZHGARRAVIT.

Për lapsin tënd më merr malli.
në shpirt më djeg e më zhurit,
më shkruaj pra më zhgarravit
mos më mungo ti as një dit’
zhgarravit flokët deri në thonj.
pastaj çdo dhimbje do ta duroj,
mos vall’ si shum po të kërkoj,?

77788

TË KESH MALLIN PËR TË GJITHË

Mall,,, o mall”që thërmon gurin,,,
qërron syt’ e na plas zemrën,
kur u ndam’ s’ma mori mëndja,,
që për ty të mendoj prap,,
,,ta dish se ,, s’do hidhja hap,.
as ngadal’ e as me vrap,.
eja, të mos jemi larg’,,,
eja si vetë më the,
ta pimë dhe një kafe.

 

 

 

AROMAT E KOSTUMEVE TË ZEZA..

Aroma e vjetër, bukuri,
veshur në shije e stoli,
arom’dollapi për hund’ të holla,
të zezat kostume të ngrëna nga mola.
arom trëndeline, si nëpër fusha,
ruajtur në sepete, ruajtur në dollape,
si birra në shishe ,si vera në kade,
veshur nga qeflijet e ato me hallet,
oo kostum ore kostum,,
jo as pak nuk na prish pun,
të veshin ata të vesh dhe un’
në mërzitur hiqesh kot,
në mërzitur je vërtet,
vin ta heqin , ktë siklet,
hiqe zinë ,,,,,!
Mos na rri veç me të zeza,
ikën jeta si laj- thaj,
sepse na zmadhohet zemra,
un’ të zeza kurr’ s’do mbaj,
Dashuritë e vërteta,,
thellë në zemër,
kan bër vetë një fole,
aty rruajnë kujtimet,
sa të jemi përmbi dhe,,!

 

PUTHJET, MOS I KËRKO .

Puthjet vjen ti japësh dhe çudi s’mi jep
ndrydhesh brënda vetes e s’lë shteg’
hapesh porsi deti,,mbyllesh si një hën’
shkoqesh rërë e nxehtë,skuqesh si lulkuqe
pandeha njëherë se mos je me huqe
vem të pim’ diku, një got’ nuk e kthen,
do të jesh e kthjellët, në varg e poem,
më dukesh si verë, me arom’ e shije
të luta njëherë fare pak të pije,
por ti me shikime, veç me to më mbyte,
un prita i gjori të notoj në puthje,..
mbase nuk e di i dashur,,,nuk e di vërtet?
të kam si ylber, të kam shum të shtrenjt,
po puthjet s’kërkohen ato merren vet.!

 

LEGJENDA E LULËKUQES.

Një lule e vogël nën një pemë,
donte të futej në Legjendë.
Pema qeshte sa qeshte me të,.
Je shum e vogël për këtë.
Lulja s’mërzitej veç zbukurohej
priste për të, dikush të kujtohej.
Kur faqet ju skuqën e pak na u rrit ..
për të mbajtën rradhë ta ken’ në çiflik,
e morën të gjithë, të gjith’ në çdo vënd’
tashmë lulja jonë është bërë Legjend’.!

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit