Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

“Çetniku” Gjorgje Ivanovi: Nuk do ta nënshkruaj kurrë ligjin e Gjuhës shqipe!

“Çetniku” Gjorgje Ivanovi: Nuk do ta nënshkruaj kurrë ligjin e Gjuhës shqipe!

Fotografia e Flori Bruqi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov përmes një komunikatë drejtuar mediave, për miratimin e sotëm në Kuvend të Ligjit për gjuhën shqipe ka thënë se ai është anti-kushtetues dhe anti-shtetërorë.

Ivanovi për ligjin e Gjuhës shqipe është decid dhe se ai nuk do ta nënshkruajë kurrë këtë ligj që sipas tij ky ligj është miratuar në mënyrë të dhunshme dhe duke shkkelur demokracinë e vendit dhe kushtetutën e Maqedonisë.

“Edhe pas përmbajtjes së saj represive, dhe pas mënyrës së dhunshme që është miratuar, ky ligj nuk është shprehje e demokracisë. Ky ligj është shprehje e tiranisë së shumicës parlamentare mbi shumicën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Shumica e qytetarëve nuk kanë votuar dhe as kurrë nuk do të votonin për një program politik që parashikon një ligj të tillë anti-kushtetues, anti-shtetëror dhe në thelb ligj i padrejtë. Ligji i padrejtë nuk meriton të quhet ligj. Si President i Republikës së Maqedonisë, nuk do ta lejoj këtë. Prandaj, unë nuk do të nënshkruaj një dekret që deklaron një ligj që është miratuar në këtë mënyrë. Një ligj me të cilin keqpërdoret flamuri evropian, një ligj për të cilin nuk u zhvillua asnjë debat për amandamentet që rezultuan nga sugjerimet e mia, një ligj që shfuqizoi të gjitha procedurat, një ligj që është jokushtetues dhe një ligj që shkel garancitë e dhëna. Kushtetuta dhe ndërgjegjja nuk më lejojnë të nënshkruaj një dekret për shpalljen e një ligji të tillë”, thekson Ivanov

****
Maja Kocijançiq: Ligji për gjuhët të dërgohet në Komisionin e Venedikut

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian (KE) është deklaruar për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Siç raporton korrespondenti i agjencisë AIM, nga Brukseli, Kocijançiq ka deklaruarse KE-ja pret që ligji të dërgohet në Komisionin e Venedikut, siç është paralajmëruar në planin 3-6-9.

“Zbatimi i ligjit duhet të jetë sipas standardeve evrpiane”, thotë Kocijançiq.

Ajo shtoi se pret që Kuvendi të përqëndrohet në reforma dhe të ecet përpara me agjendën drejt BE-së.

****

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov do t’i shkelë dispozitat kushtetuese nëse nuk e nënshkruan dekretin për shpalljen e Ligjit për gjuhët, deklaroi sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pas paralajmërimit të mbrëmshëm të shefit t shtetit se nuk do ta nënshkruajë dekretin për këtë ligj.

Xhaferi nuk deshi ta komentojë çfarë nëse Ivanov nuk e nënshkruan ligjin.

“Nuk do të komentoj çfarë do të jetë nëse është. Neni 75 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë është i qartë edhe pas votimit të sërishëm me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Kuvend, që është rasti me ligjin, presidenti i Republikës është i obliguar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit. Në të kundërtën i shkel dispozitat kushtetuese”, deklaroi Xhaferi pas deklaratave të sotme solemne të anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor në shtëpinë ligjdhënëse.

Sipas kryetarit të Kuvendit, dispozita nga neni 75 nga Kushtetuta është e qartë. Veto pezulluese nuk mund të vendoset tek ligjet që sillen me shumicë prej dy të tretave, ndërsa veto mund të vendoset vetëm tek ligjet të cilat sillen me shumicë të thjeshtë ose me minimum një të tretën e votave.

“Gjatë votimit të përsëritur për këtë ligj duhet të jetë me shumicën prej numrit të përgjithshëm të deputetëve, ndërsa në këtë rast, ligji e merr shumicën e nevojshme. Në të vërtetë ligji edhe paraprakisht e mori shumicën e nevojshme në normat e Kushtetutës. Mbetet obligim që kjo të zbatohet”, tha Xhaferi.

“Nuk komentoj paralajmërime të tilla. Ky është një qëndrim i politikës”, tha Xhaferi.

Sipas Xhaferit, që të sqarohet mënyra e sjelljes së Ligjit për gjuhët, është i nevojshëm debat më i gjerë dhe kjo nuk mund të përgjigjet vetëm në pyetje të gazetarëve.

Kuvendi dje në atmosferë të tensionuar me 64 vota “për”, pa kundër dhe të përmbajtur për herë të dytë e miratoi Ligjin për gjuhët, pa debat të amendamenteve. Për Ligjin votuan edhe deputetët nga komunitetit joshumicë me 24 vota.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :