Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Bushati-Kotzias, takim sekret pa rezultat

Bushati-Kotzias, takim sekret pa rezultat

 

Sot, ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias u takuan sot në Tiranë në vazhdën e dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.

Te dy ministrat shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të janarit të mbajtur në Korçë, që është materializuar në një sërë zhvillimesh pozitive tashmë të bëra publike nga palët.

Bushati dhe Kotzias ranë dakord për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim.

Ata i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar përmasat europiane të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :