Data : 20 07 2018
KryeTitujt :

Britani-BE, kanë nënshkruar një plan për krijimin e një zonë të lirë tregtie për mallrat industriale

Sot, Qeveria britanike ka arritur një marrëveshje kolektive mbi bazat e marrëdhënies së ardhshme me BE, pas Brexitit.

Ministrat kanë nënshkruar një plan për krijimin e një zonë të lirë tregtie për mallrat industriale dhe bujqësore me bllokun, bazuar në rregulla të përbashkëta. Ata po ashtu mbështetën edhe modelin e një territori doganash të kombinuara.

Korrespondentët thonë se plani, për të cilin u ra dakord pas një takimi 12 orësh, do të zemërojë shumë konservatorë pro Brexitit.

Kryeministrja Theresa May, ka zgjedhur një marrëdhënie të ngushtë me BE-në, më të ngushtë madje nga sa shumë kolegë të saj do të kishin dashur, dhe tani, duhet t’ia shesë këtë partisë së saj dhe liderëve të tjerë evropianë. May shpreson se angazhimet e reja do të zhbllokojnë fazën e radhës të bisedimeve me BE por nuk është ende e qartë se sa apo çfarë kundërshtimesh ekzistojnë.

Downing Street tha se propozimet shënojnë një evoluim të rëndësishëm në pozicionin e Britanisë dhe do të shuajë shqetësimet për të ardhmen e kufirit mes Irlandës Veriore dhe republikës së Irlandës.

“Ky është një propozim që unë besoj se është në të mirë të Britanisë dhe bashkimit evropian dhe unë pres që ai të perceptohet me pozitivizëm” tha May për BBC

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


3 − 3 =