Data : 19 12 2018
KryeTitujt :

Boyko Borissov: Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave

Boyko Borissov, Kryeministri i Bullgarisë  deklaroi sot në Tiranë se Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave për anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ai këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij shqiptar Edi Rama, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Borissov ka cituar kancelaren gjermane Angela Merkel të ketë thënë se Ballkani Perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet.

“Sa më mirë të jetë rajoni, aq më të mëdha janë mundësitë për bashkëpunim. Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave. Tregojmë përpjekje që duhet t’i bindim shtetet skeptike deri në fund të qershorit”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri Rama e vlerësoi homologun e tij se ka bërë avokatin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit.

“Marrëdhënia me bullgarinë është jashtëzakonisht pozitive. Borisov ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE.  Miqtë tanë bullgarë na ofrojnë ndihmën me eksperiencën e tyre”, tha ai.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :