Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Biskota për Halloween

cookies2Vitet e fundit edhe në Shqipëri po festohet Halloween. Fëmijët trokasin derë më derë duke thënë rreng apo shaka.

Për këtë festë mund të përgatisim disa receta të shijshme, sot do t’ju tregojmë se si të gatuajmë biskota për këtë ditë.

Për të përgatitur këto biskota ju nevojiten prerëse me forma si psh në formë kafke, kungulli, lule, katror etj… Në rast se nuk mund ti gjeni këto forma mund të përdorni gota të ndryshme të lyera mirë me miell dhe me përmasa të ndryshme. Përdorni më pas fantazinë tuaj për t’i dekoruar.

Përsa i përket shijeve, mund të përdorni çfarëdo lloj esence.

 

Përbërësit:

4 lugë gjelle gjalpë në temperaturë ambjenti

2 lugë gjelle dhjamë vegjetal (ose zëvëndësojeni tërësisht me gjalpë)

1 vezë

1 kupë sheqer pluhur

2 3/4 kupa miell

disa pika esencë bajameje

1 lugë çaji vanilje (për biskotat me vanilje)

1 lugë çaji kripë

ngjyra ushqimore sipas dëshirës ( unë përdora ngjyrat e ylberit)

 

Përgatitja

Ngrohni furrën në 190 °C (or 375 F)

Përzieni mirë gjalpin, dhjamin, vezën dhe sheqerin pluhur

Shtoni aromat, kripën dhe miellin dhe vazhdoni t’i trazoni deri sa të bashkohen mirë duke përdorur një spatul silikoni

Ndani brumin në 5 pjesë të barabarta ose në varësi të ngjyrave që do përdorni dhe ngjyrosini me ngjyrat e përzgjedhura

Hapeni brumin në një trashësi prej 0.5cm dhe priteni me format e zgjedhura

Vendosni biskotat në një tavë të veshur me letër pjekjeje dhe piqini për gati 20 minuta

Lërini të ftohen mirë para se ti dekoroni.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :