Data : 20 10 2018
KryeTitujt :

Berisha demoralizon shqiptarët: Negociatat nuk do të hapen as në vitin 2020

Ish- kryeministri Sali Berisha, pasi mazhoranca u largua nga parlamenti fjalën në sallën bosh dhe pa mikrofon e mori edhe ai.

Sipas Berishës nëse Rama vijon të mbrojë Fatmir Xhafën dhe Saimir Tahirin negociatat nuk hapen as në vitin 2020.

Mes deputetëve që morën fjalën ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili foli përballë deputetëve të opozitës, pasi qeveria dhe shumica u larguan. Në fjalën e tij, Berisha tha se negociatat nuk do të hapen jo në qershor, por as në vitin 2020, ndërsa vijoi si gjithmonë akuzat për Ramën.

“Me Ramën Shqipëria nuk ka të ardhme Evropiane. Jo, nuk hapen negociatat dhe për këtë që po bën Rama as në vitin 2020 nuk do të hapen. Me gjithë përpjekjet që ka bërë opozita.

A imagjinohet të hapen negociatat, kur ky mbron Tahirin dhe Xhafajn? Cilin dërgoi për të bindur Holandën, Geron Xhafën dërgoi! Fatmir Xhafën, njeriu që nuk ka fytyrë, ka mbajtur në parlament për një vit ligjin për kumbarin e vëllait dhe të ekstradimit të të vëllait. Deklaron se teorikisht është subjekt i ligjit anti-mafia, por praktikisht jo. Ky njeri zgjidhet për të bindur Holandën… Jo, 18 dhe 19, por as edhe  në 2020 nuk hapen negociatat“, tha Berisha

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :