Data : 19 08 2018
KryeTitujt :

Befasia e Frank-Walter Steinmajer: Falje homoseksualëve, për dekada vuajtje për shkak të ligjeve represive gjermane

Frank-Walter Steinmajer, Presidenti i Gjermanisë, kërkoi falje nga homoseksualët për dekada të vuajtjes dhe të padrejtësisë për shkak të ligjeve represive gjermane.

Ai këto komente i bëri me rastin e shënimit të përndjekjes së kryer nga regjimi nazist i Adolf Hitlerit.

Trajtimi i ashpër i homoseksualëve ka vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku homoseksualizmi me vite paraqiste vepër penale.

“Për këtë arsye sot kërkoj falje, për gjithë vuajtjen dhe padrejtësinë dhe për heshtjen, e cila pasoi”, tha presidenti gjerman.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :