Data : 15 07 2018
KryeTitujt :

Bashkia: Vendimet nuk kanë lidhje me Teatrin, artistët futen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

 Bashkia: Vendimet nuk kanë lidhje me Teatrin,  artistët futen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

 

Artistët që janë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar u futën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ditën e enjte dhe qëndruan derisa u votua pika për të cilën ata janë kundër.

“Ne do të presim dhe do të shohim se çfarë ndodh. Do të konsultohemi me avokat dhe do e ndjekim në rrugë ligjore çështjen”, thanë artistët pasi dolën nga mbledhja.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës thotë se asnjë prej projektvendimeve të trajtuara sot nuk kishte lidhje me Teatrin Kombëtar.

Nënkryetari i bashkisë, Abaz Hado tha: “Asnjë nga ligjet nuk prek Teatrin Kombëtar. Është një keqkuptim i madh”.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u braktis sot nga këshilltarët opozitarë (PD dhe LSI) pasi, sipas tyre, 6 individë në sallë janë me mandate të bëra nul nga Gjykata e Tiranës.

“Mbajmë një marrëdhënie të kushtëzuar me Këshillin Bashkiak të Tiranës. 6 individë në sallë janë me mandate të bëra nul nga Gjykata e Tiranës. Prania e këtyre individëve hedh në erë legjitimitetin e këtij këshilli”, u shpreh Kreshnik Çollaku për mediat pas daljes nga salla.

“Mafia e naftës dhe ndërtimit kërkon të pastrojë paratë në qendër të qytetit. Një vendim do t’i hapë rrugën shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit aty të disa kullave. Ne dolëm jashtë për të mbështetur qytetarët dhe qytetin”, shtoi Çollaku

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :