Data : 20 09 2018
KryeTitujt :

Basha presion Ramës: Do qëndrojmë deri sa të largohesh

Basha presion Ramës: Do qëndrojmë deri sa të largohesh

Lulzim Basha.

Në vijim të protestës së opozitës me bllokim të katër akseve rrugore në vend, me djegie gomash dhe thirrje të forta “Rama ik”, kreu i PD-së, teksa e ka quajtur këtë ditën e parë të mosbindjes civile, i ka numëruar disa kërkesa kryeministrit Rama dhe ka premtuar se opozita nuk ndalet.

Nga Vora, Basha ka falënderuar protestuesit në gjithë vendin për praninë masive në ditën e parë të mosbindjes.

“Është dita e mosbindjes së qytetarëve kundër padrejtësisë, grabitjes,  kundër Edi Ramës dhe bandës së tij, oligarkëve dhe kriminelëve që grabitën në mes të natës bijtë e Kukësit nga shtëpitë e tyre në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut, për të terrorizuar Kukësin, për ti dhënë shembull shqiptarëve që të mos ngrenë zërin kundër padrejtësisë”- tha ai.

Më tej, ai iu drejtua Ramës, duke iu kujtuar se:

“E ke kthyer policinë në polici private, prokurorinë po ashtu, ke politizuar gjykatat, ke kapur ekonominë, ke blerë mediat, por ky nuk është asgjë tjetër përvec se fundi i diktaturës, se popullin nuk e blen dot, nuk e nënshtron, shantazhin, shqiptarët do të qëndrojnë deri sa të largojnë regjimin kriminal. Opozita është në kahun e njerëzve të thjeshtë, në krah të familjeve në nevojë, sipërmarrësve, qytetarëve. Ky është reagimi i popullit që nuk pranon, refuzon dhe nuk do pranojë më grabitjen e një shteti të privatizuar dhe të kriminalizuar nga Edi Rama. Dua ti falenderoj qindra mijëra shqiptarë që u bënë pjesë e kësaj proteste, jo vetëm këtu por po kështu në Milot, Cermë dhe Bradashesh. Ne nuk gënjehemi. Liro 11 kuksianët, hiq taksën e Rrugës së Kombit, anulo koncensionin, hiq policinë nga Kukësi. Ti japim fund padrejtësisë, ti japim fund grabitjes, kjo është rruga e vetme për shqiptarët. Ti japim fund dhe të ndërtojmë së bashku standardet europiane. Ky është vetëm fillimi i përgjigjes popullore kundër regjimit privat dhe kriminal. Ne do ti kthejmë drejtësinë e pakapur politike qytetarëve. Së bashku do ti kthejmë shpresën cdo shqiptari”- tha Basha.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :