Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Balla: “Pedagogu i arrestuar, drejtues i lartë i PD-së në Njësinë 5 në Tiranë. PD duhet ta përjashtojë nga radhët e saj”

Taulant-Balla-PS-1200x630-3-1024x538-1024x538Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat në Kryesinë e Kuvendit deklaroi se lidhur me shqyrtimin e dekretin e Presidentit për znj. Vitore Tusha në KLSH, do të ndiqet një procedurë sipas Kushtetutës dhe rregullore, por dhe sipas ligjit për funksionimin e KLSH.

Lidhur me arrestimin e pedagogut të ekonomikut, Balla deklaroi se ai është rejtues i lartë i PD-së në Tiranë, është drejtuesi i PD-së për Njësinë numër 5, njësia më e madhe administrative brenda Tiranës.

“Është e turpshme dhe në rastin e Lulzim Bashës është e dyfishtë njolla e turpit që një person që sa herë që në krahun kundërshta rë përtisë së tij ka raste të tilla bën zhurmën e madhe dhe ndërkohë që ende nga PD nuk ka një njoftim që ky person, i cili është drejtues i lartë i PD-së në Tiranë, është drejtuesi i PD-së për Njësinë numër 5, njësia më e madhe administrative brenda Tiranës. Ky person është gjithashtu edhe pjesë e departamentit te ekonomisë në PD”, tha Balla.

Deklarata e plotë për media e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:

Kush është qendrimi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me dekretin e Presidentit për znj. Vitore Tusha në KLSH?

Kuvendi i Shqipërisë zyrtarisht njihet me dekretin ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës dhe rregullores të Kuvendit, kryetari i Kuvendit njofton seacnën plenare dhe prej atij momenti fillon procesi i shqyrtimit.  Deri në momentin e shqyrtimit unë do të hezitoja të bëja çdo koment përsa i përket shqyrtimit të këtij dekreti. Ashtu si dhe kryeministri vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. Po të kemi parasysh që është një rast suksesi lidhur me kalimin e procesit të Vettingut. Është një prej dy antarët e Gjykatës Kushtetuese që e kanë kaluar provimin e vështirë, por të domozdoshëm tashmë në drejtësinë e re që po lind dhe si e tillë meriton gjithë respektin, por keni parasysh që një institucion i rëndësishëm, sikurse ëshët Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mer jetë për shkak të prezencës së antarëve të Gjykatës Kushtetuese në këtë institucion.

Ne do të ndjekim një procedurë sipas Kushtetutës dhe rregullore, por dhe sipas ligjit për funksionimin e KLSH, për të vijuar me shqyrtimin e këtij dekreti. Nuk do të ketë vonesa, por as nxitim për të zhvilluar një proces siç ka hyrë në binarët e rregullores dhe të ligjit Kuvendi i shqipërisë prej më shumë se një viti.

A mendoni se jemi drejt një zgjidhje përsa i përket dekretit të z. Lleshaj si ministër i Brendshëm?

Kjo çështej ka pasur një zgjidhje prej ditës që është propozuar prej kryeministrit z. Lleshaj si ministër i Brendshëm, i cili tashmë e ka filluar detyrën dhe rezltatet e para janë shumëtë mira dhe sigurisht që nuk besoj se ka më nevojë publiku shqiptarë apo marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Presidencës, Kuvendit, Këshillit të Ministrave për të vonuar dekretimin e z. Lleshaj në këtë afat të dytë pas ribërjes së propozimit për të tejkaluar një problem që u krijua ndoshta padashje nga ana e Presidenti i Republikës, sepse Kushtetuta për këtë çështje është shumë e qartë.

A do ta çoni precedentin në Gjykatën Kushtetuesë siç ka praralajmëruar kryeministri?

Po.

Prej disa ditësh reagoni në mediat sociale  sa i përket një pedagogu të ekonomisë, duke e cilësuar si një njeri të strukturave të PD-së dhe tëafërt me Bashën. Nga e keni këtë informacion, sepse nga komunikimet tona me PD-në ai cilësohet si një antarë i thjeshtë?

Jam paksa i habitur që mediat po bëjnë pyetje për këtë çështje, sepse në rast se zotëria në fjalë do të ishte një fotografi me kryeministrin, me mua apo me një përfaqësues tjetër të PS-së, ju do të kishit bërë hatanë, do të ksihit zënë dyert e Kuvendit apo PS-së. Ndërkohë që rast i përsëritur kur një funksionar i lartë i PD-së arrestohet për hespë të drejtësisë italiane për shkak të një dënimi disa vjeçar nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh. Është e turpshme dhe në rastin e Lulzim Bashës është e dyfishtë njolla e turpit që një person që sa herë që në krahun kundërshta rë përtisë së tij ka raste të tilla bën zhurmën e madhe dhe ndërkohë që ende nga PD nuk ka një njoftim që ky person, i cili është drejtues i lartë i PD-së në Tiranë, është drejtuesi i PD-së për Njësinë numër 5, njësia më e madhe administrative brenda Tiranës. Ky person është gjithashtu edhe pjesë e departamentit te ekonomisë në PD. PD duhet ta përjashtojë nga radhët e saj, për shak se ka hyrë në prerogativa të përcaktuara në ligjin e dekriminalizimit. 

Dekriminalizimi nuk mund të ndalet vetëm tek pjesa e Kuvendit apo të zgjedhurve vendorë, por është një dimension i rëndësishëm edhe brenda organizimit të partive politike.

Të gjithë shqiptarët shohin sesi PD gjoja çdo ditë bën akuza kundër të tjerëve në rastet kur ndaj saj ka një akuzë publike dhe ende nuk ka qoftë dhe një përgjigje. 

Zotërija ka qenë drejtuesë i i procesit të numërimit të votave në Njësinë numër 5. Zotëria është i fotografuar duke folur me numëruesit, duke bërë presion, por ne nuk jemi si ata nuk bëjmë ne akuza që ky personi ka ndikur etj…

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :