Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Balla nga Kukësi: “Keq qeverisje e bashkisë së Kuksit model i Lulzim Bashës. Duhet ta ndryshojmë këtë model të keq vitin e ardhshëm”

Balla nga Kukësi: “Keq qeverisje e bashkisë së Kuksit model i Lulzim Bashës. Duhet ta ndryshojmë këtë model të keq vitin e ardhshëm”

balla

Kryetari i Grupit Parlame tar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për Tv Kukësi deklaroi se keq qeverisja e bashkisë së Kukësit është model i Lulzim Bashës.

Balla tha gjithashtu se në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshm do ti japim mundësinë Kukësit të drejtohet në Drejtimin e Duhur.

Sipas Ballës Partia Socialiste ka filluar procesin parapërgatitor të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ku një pjesë e rëndësishme është hapja e saj me qellim identifikimin e kandidatëve të mundsh
ëm.

Intervista e plotë e Taulant Ballës për TV Kukësi:

Ne kemi filluar procesin parapërgatitor të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ku një pjesë e rëndësishme është hapja e PS me qellim identifikimin e kandidatëve të mundshëm që do të marin përsipër të kandidojnë për parlamemtin e Kukësit, këshillin bashkiak, por dhe një proces shumë i mirë konsultativ me qellim përzgjedhjen e kandidaturës fituese në bashkinë e Kukësit.
Synimi ynë është ti japim mundësinë edhe bashkisë së Kuksit të drejtohet në Drejtimin e Duhur. U shtuan dhe 4 vite të humbura në drejtimin e bashkisë Kukës, një bashki e shkëputur tërësisht nga njerëzit dhe hallet e tyre, ndërkohë që vëmendja jonë është tek njerëzit dhe për këtë arsye kemi filluar punën organizative me qellim që në maj,
qershor të vitit të ardhshëm të kemi mundësi të ndrysjojmë mënyrëm e drektimit të bashkisë Kukës, një bashki e cila duhet ta ketë tërësisht vëmëndjen për njerëzit.

Janë përcaktuar emrat e kanditatëve?

Ne kemi filluar një proces konsultativ, kemi zhvilluar dhe sondazhe dhe dua të garantoj popullin e respektuar të Kuksit që ne do ti ofrojmë një kandidaturë që përfaqëson popullin e nderuar të Kukësit.
Në këtë kontekst më lejoni të rikërkoj ndjesë në emrin tonë për të gjithë atë problem që u krijua me mungesën e konsultimit paraprak për vendosjen e tarifimit të autostradës që lidh Kuksin me Tiranën. Në këtë fazë dua ta falenderoj popullin e Kuksit për gjithë mirëkuptimin që na krijoi. Gjerat po rrjedhin normalisht. Kushdo që u mundua ta përdorte politikisht protestën e 30 marsit besoj që tashmë ka marë përgjigjen e duhur.
Angazhimi ynë vijon. Do të jemi shumë shpjet këtu për aeroportin e Kuksit, i cili e shndërron Kuksin në qendrën e dytë më të rëndësishme të mobiliteti ajror.

Po ashtu bashkë me z. Gjici por edhe me ata që përfaqësojnë pushtetin e qeverisjes ekzekutive këtu janë shumë të rëndësishme për ne disa projekte të punësimit.

Pas pak javësh do të jetë gati një projekt i një kompanie private në sektorin fason e projekte të tjera të punësimit.

Basha dhe Doris Pak kanë deklarua nga Shkodra se miratimi i dy ligjeve ai i teatrit dhe lojrave të fatit janë
pastrim parash?

Populli i Kuksit e njeh fare mirë Lulzim Bashën. Basha në Kukës është si i inkriminuari në vendin e krimit, po të kemi parasysh një vlerë tejet të madhe që kemi paguar të gjithë përsa i përket rrugës Durrës-Kukës, por unë besoj që kjo zonë di fare mirë të bëjë dallimin. Gjithë kjo keqeverisje e bashkisë së Kuksit është modeli i Lulzim Bashës. Sikurse Lulzim Basha në vitin 2011-2015 keq qeverisi Tiranën, kështu keq qeveriset dhe sot bashkia e Kuksit.

Sa për ato që thotë çdo ditë Basha kam vetëm një përgjigje: Vëmëndja jonë është për njerëzit, ndërkohë që Luli ka hallin e vet.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :