Data : 15 12 2018
KryeTitujt :

Balla: Në mëngjes në Gjykatë për t’i vënë frerë e “pritë” ligjore gojës së shthurur të Lulzim Bashës

Balla: Në mëngjes në Gjykatë për t’i vënë frerë e “pritë” ligjore gojës së shthurur të Lulzim Bashës, më pas vëmendja tek hallet e njerëzve, sepse Lul Nuli s’ka punë tjetër është i akuzuar sipas nenit 120 të Kodit Penal

balla433245

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lubrazhdit Kastriot Gurra inspektua nga afër ndërtimin e disa pritave mbrojtëse në Lumin Shkumbin. Ndërtimi i këtyre pritave synon të mbrojë tokat bujqësore nga vërshimi i lumit, por gërryerja vit pas viti ka çuar në rrezikimin edhe të banesave.

Sipas Ballës banorët e kësaj zone kishin vite që prisnin një zgjidhje të këtij problemi.

“Një investim i tillë ishte i domosdoshëm dhe kërkesë e kahershme e fermerëve.
Gjatë tre viteve të drejtimit të Bashkisë së Librazhdit nga Kastrioti, forcimi i pritave të lumenjve ka qenë një prej objektivave kryesorë. Një situatë e ngjashme për të cilën po punohet është edhe ajo në fshatin Polis. Të tilla investime garantojnë sigurinë e tokës bujqësore, por edhe të banesave.
Vëmendja jonë është për njerëzit, jemi të angazhuar që në çdo problem dhe në çdo ankesë të tyre të bëjmë çdo gjë është e mundur. Por ky është vetëm fillimi, në Hotolisht jemi duke investuar edhe në një shkollë model.
Përmbytjet apo gërryerja e tokave bujqësore në shumicën e rasteve ka ardhur si pasojë e mos-investimit në prita dhe në shkatërrimin e atyre ekzistuese. Në Bashkinë e Librazhdit, por edhe në atë të Elbasanit në tre vitet e fundit është investuar në ndërtimin e pritave për të shpëtuar tokat bujqësore”,- deklaroi Balla.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :