Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Balla në “EU Leadership for Democracy”: “Partitë mekanizëm i domosdoshëm në përfshirjen e qytetarëve në vendim-marrje”

Balla mer pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “EU Leadership for Democracy”: “Partitë politike mekanizëm i domosdoshëm në përfshirjen e qytetarëve në vendim-marrje”

ba23

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Parlamenti Europian organizon sot Konferencën Ndërkombëtare “EU Leadership for Democracy”.

Në Ditën e Demokracisë në Parlamentin e Europës së Bashkuar janë mbledhur sëbashku udhëheqës politikë, përfaqësues të parlamenteve dhe aktivistë që punojnë në fushën e mbështetjes së demokracisë në vendet e Bashkimit Europian dhe në botë, politikë-bërës të BE-së, organizata të shoqërisë civile, akademikë etj.

Me ftesë të Parlamentit Europian, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla përfaqëson Kuvendin e Shqipërisë në këtë konferencë.

Konferenca u hap nga Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini, e cila mbajti një deklaratë për mbështetjen që BE i jep forcimit të demokracisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS duke marrë fjalën gjatë diskutimit mbi rolin e teknologjisë dhe sfidat e përfshirjes së njerëzve së zakonshëm në vendim-marrje , u shpreh se: “Partitë politike janë një mekanizëm i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm në përfshirjen e qytetarëve në vendim-marrje. Partitë politike inovative po përmirësojnë strukturën e tyre organizative dhe komunikuese për tu përshtatur me rritjen e interaktivitetit online. Teknologjia digjitale u jep sot mundesinë njerëzve të zakonshëm t’i japin më shumë zë opinionit të tyre dhe në këtë aspekt koncepti i bashkëqeverisjes merr një vlerë të shtuar”.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, që organizohet në bashkëpunim me disa OJQ, si  (Fondacioni Europian për Demokraci (EED), Rrjeti Evropian i Fondacioneve Politike (ENoP), Partneriteti Evropian për Demokraci (EPD), Zyra e Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore pranë Bashkimit Evropian), Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian të Veprimit të Jashtëm, do të diskutojnë në lidhje me sfidat aktuale me të cilat përballen demokracitë, rolin e mediave sociale në politikë dhe mënyrat për të çuar përpara demokracinë nëpërmjet udhëheqjes dhe angazhimit të barabartë gjinor

Sesioni i mëngjesit do të përqëndrohet në rolin e BE-së në mbështetjen e demokracisë, sfidat e brendshme dhe të jashtme me të cilat përballet udhëheqja e BE-së dhe mënyrat për të qenë më gjithëpërfshirës për qytetarët, duke iu kundërvënë kështu diskursit populist.

Sesioni i pasdites do të përqendrohet në tematikat e mëposhtme:

Teknologjia dhe sfera publike në ndryshim
Udhëheqja politike për angazhim
Zhvillimi i demokracisë përmes lidershipit të grave
Situata aktuale dhe e ardhmja e demokracisë

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :