Data : 25 09 2018
KryeTitujt :

Balla në Belsh flet për zgjedhjet vendore 2019: “Duhet të marrim përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat janë peng i modelit Lulzim Basha”

Balla në Belsh flet për zgjedhjet vendore 2019: “Duhet të marrim përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat janë peng i modelit Lulzim Basha”
balla 1

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke folur për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm nga Belshi tha:  “Dhe 240 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore 2019 kur duhet të marrim përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat prej vitesh janë peng i modelit Lulzim Basha: “kryetari fle vetëm gjumë”.

Në Belsh është duke u zhvilluar festa “Nimfa e Liqeneve”. Panairi i prodhimeve bujqësore,
koncerte folklorike dhe sigurisht mikpritja e popullit të kësaj zone nuk duhet humbur.

Statusi i plotë i Taulant  Ballës në facebook:

Tashmë Belshi i rilindur tërësisht është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit. Dje dhe sot zhvillohet në
Belsh festa “Nimfa e Liqeneve”. Panairi i prodhimeve bujqësore,
koncerte folklorike dhe sigurisht mikpritja e popullit të kësaj zone nuk duhet humbur.

ba;;a 3

Kush e mban mend si ishte Belshi vetëm tre vite më parë kur drejtohej nga partia e Lulit dhe si Belshi është transformuar sot nën drejtimin e Arif Tafanit me mbështetjen e plotë
të Kryeministrit Edi Rama, diferenca është si nata me ditën.

Edhe 240 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore 2019 kur duhet të marrim përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat prej vitesh janë peng i modelit Lulzim Basha: “kryetari fle vetëm gjumë”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


− 5 = 1