Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla: Hapet sipari që të ndëshkohen kriminelët e vërtetë

Sot, Izet Haxhia ka kërkuar këtë të enjte që dosja e tij të rihapet dhe Gjykata e Tiranës i ka dhënë një “po” ish bodyguard-it të Sali Berishës.

Kësisoj dosja që e dënoi me 25 vite burgim në mungesë Izet Haxhinë do të rihapet, ndërsa avokati i tij është shprehur se tanimë mbrojtja do të ankimojë vendimin për dënimin me burg.

Avokati gjithashtu ka deklaruar se do të kërkojnë disa politikanë që këta të fundit të vijnë në gjyq për të thënë të vërtetën e tyre mbi historinë dhe dosjen e Izet Haxhisë.

“Hapet sipari që të ndëshkohen kriminelët e vërtetë. Është hapur rruga për të regjistruar e proceduar nga ana jonë përmes ankimimit dhe ne do të tregojnë me prova se përse dënimi i Izet Haxhisë është i gabuar.”-tha avokati i Izet Haxhisë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :