Data : 22 10 2018
KryeTitujt :

Asnjëherë nuk e kisha menduar apo ëndërruar të bëhesha gazetar sportiv

 

INTERVISTË/ Flet “Mjeshtri i Madh” Ahmet Shqarri:
Albert Z. ZHOLI

Afërisht për gjysmë shekulli, Shqarri me zërin e tij specifik, metalik, të timbër, emocional dhe plotësisht të kuptueshëm,  ka mbërthyer pranë aparateve të radios gjithë bashkëkombësit shqiptar. Kur e dëgjoje në radio be befasoheshe, relaksoheshe, dhe kaloje një plot 2 orë dëgjim të këndshëm dhe nj pasdite larg problemeve të ditës. “Tre mosketjerët”  Mazreku, Bellova dhe Shqarri, do të në historinë e transmetimeve shqiptare të sportit si një trio e papërsëritshme, për vetë kohën që kanë punuar, për teknikën që ishte në përdorim, duke u kthyer kështu  në emblema që koha i ka përcjellë si figura referimi për të ardhmen e sportit shqiptar.
Të jesh gazetar sportiv bëhesh shumë më popullor. Që në fillimet e para këto lloj gazetarie fillove të eksperimentosh apo të përqafosh? Para se ti përgjigjesh kësaj pyetje të parë lexuesi ndoshta do të dijë si hyri në gazetari apo krijimtarinë letrare Ahmet Shqarri?

 

Asnjëherë nuk e kisha menduar apo ëndërruar të bëhesha gazat sportiv. Po! Asnjëherë! Fillimet e mia të krijimtarisë përkojnë me shkollën e mesme. Isha një i ri i dashuruar me letërsinë, i dashuruar me librin. Pra në bankat e shkollës mundohesha të shkruaja vazhdimisht pasi libri më dukej si një send me vlera të jashtëzakonshme. Me librin nuk krahasoja asgjë pasi më dukej se aty do gjeja të gjitha të fyshtat e botës. Kur më binte një libër i ri ën dorë e përpija brenda 24 orëve. Shkruaja vazhdimisht por asnjëherë nuk kisha kurajën të çoja diçka për botim. Shkrimtarët më dukeshin njerëz me vlera të rralla, të paarritshëm dhe në imagjinatën time ata ishin jashtëtokësorë për dijet dhe mënyrën se si shkruanin.
Krijimin tim të parë e kam dërguar në revistën “Shqiptarja e Re”. Tregimi titullohej “Vajza e braktisur” i cili tregonte për një  ngjarje jo të zakontë për atë kohë, braktisjen, që  në ato kushte, në atë kohë,  të  trajtoje një  temë të tillë ishte tabu. Ishin vitet 1960, vite kur letërsia shqiptare po formonte fytyrën e saj dhe po bëhej me emër. Botimi i këtij tregimi më bëri më krahë më motivoi që të shkruaja gjithmonë. Por tashmë kisha kaluar si student në Fakultetin e Letërsisë, kur njëkohësisht bëja  edhe kursin  dy vjeçar të  gazetarisë.

I dashuruar me letërsinë, por pedagogët janë ata që hedhin farën tek studentët për të krijuar dëshirën e krijimtarisë. Kush ishin pedagogët tuaj në këtë kohë?

Pedagogët e mi ishin dhe mbeten legjendë në  profesionin e tyre. Ata ishin njerëz të punës, të ditur dhe të heshtur. Ishin njerëz që punonin me vullnet dhe na nxitnin në rrugën e bukur të krijimtarisë. Pedagogët e mi ishin  Vangjush Gambeta, Dritëro Agolli, Hamit Boriçi. Ata edhe sot njihen si ajka e pedagogjisë shqiptare për vetë emrin që kanë lënë. Ishin këta pedagogë, dijet që ata na jepnin që unë tashmë më i rritur të mos ndalem së shkruari por të filloj të botoj në gazetat më prestigjioze të kohës si:  Zëri i Popullit”, “Bashkimi”. “Zëri i Rinisë”, “Puna”. “Mësuesi”, etj…Ishin këta pedagogë që na Asuan se si të lidhemi me librin dhe ta duam atë. Ishte një kohë kur zbavitja më e madhe ishte libri. Bëja çmos që çdo libër i ri që dilte në treg ta blija patjetër. Kurseja çdo gjë për të blerë një libër ndërsa sot ato libra i gjen të zhvlerësuar bordurave dhe trotuareve dhe askush nuk u hedh një sy. Libri më dha një informacion të madh dhe më shumë horizontin jetësor.

 

Cilët shkrimtarë apo poetë shqiptarë lexoje më shumë në këtë kohë dhe cila ishte gjinia gazetareske që ndiqje me interes në shkrimet e gazetave?

 

Sigurisht në atë kohë dolën dhe po bënin bujë dhe jashtë vendit Ismail Kadare, Dritëro Agolli,  Xhevahir  Spahiu. Lexoja librat e tyre por po aq lexoja dhe reportazhet. Madje mes tyre për reportazhe dallohej dhe Spiro Dede, Të katër për mua ishin gazetarët e parapëlqyer për reportazhin. Edhe sot kur shikoj reportazhe nëpër gazeta i lexoj me shumë ëndje. Duke lexuar këta korifenj më lindi dhe mua dëshira të shkruaj një reportazh. Si për çudi reportazhin e çova tek gazeta “Puna” e cila kishte një tirazh relativisht të madh për kohën. Ishte gazetë e ndjekur pasi ishte një ndër gazetat me tirazh më të madh ën Shqipërinë e asaj kohe. E çova me mendimin se nuk do botohej kurrë, pasi ahere siç thashë për të tilla shkrime dalloheshin, Kadare, Agolli, Spahiu dhe Dede.  Por ja s’kishin kaluar disa ditë kur shoh tek gazeta reportazhin tim dhe jo pak por plot një fae. Shtanga! Nuk u besoja syve. Ishte një surprizë e bukur. Thosha me vete që është çudi të jem në krah të këtyre figurave në një reportazh. E mbaj mend si sot që reportazhi titullohej “Një fener ndriçon rrugën” me temë nga ditët e atyre viteve.  Reportazhi fliste për një çift nga fshatrat e Librazhdit ku gruaja ishte gati për të lindur. Ajo duhej të shkonte patjetër në maternitet pasi lindja ishte e vështirë. Çifti zbret në mes të natës nga malet në rrugë me një fener në rrugën kryesore për të gjetur ndonjë makinë të rastit. Duhet të kemi parasysh se në atë kohë të shihje një makinë në mes të natës ishte një ngjarje tepër tepër e rrallë. Për të tërhequr vëmendjen e makinave të rastit çifti kishte marrë nj fener me vete i cili shërbente si sinjal Ishte i vetmi sinjal shpresëdhënës. Dhe mrekullia ngjau. Aty rastësisht kaloi një makinë tip “Zis” ku shoferi i tunduar nga feneri u afrua tek ata që mbanin fenerin. Kjo sot duket si përrallë por dje ishte një realitet i zakonshëm. Shoferi sa njohu situatën e ngjiti gruan në makinë dhe e çoi në maternitetin e qytetit të Librazhdit. Ngjarja ishte e bukur dhe për çudinë time reportazhi u mirëprit. Pata shumë emocione

U lidhët me letërsinë, pra krijimtarinë letrare kur dhe si kaluat në gazetarinë sportive?

Nuk e kisha menduar ndonjëherë të shkruaja për sportin dhe pse isha shumë i pasionuar pas tij. Ideoja dhe fantazoja të shkruaja vetëm reportazhe por edhe tregime. Në këto vite, pra 1960 unë kisha njohur Ismet Bellovën, komentatorin e talentuar i cili e kishte nuhatur talentin tim. Ai një ditë më fton për të shkruar tek gazeta e madhe sportive “Sporti Popullor”. Në atë kohë kjo gazetë ishte e vetmja në Shqipëri për sportin dhe kishte tirazh shumë të madhe por dhe një popullaritet shumë të madh. Më pëlqeu ideja dhe shkrimet e mia u mirëpritën. Isha ende student dhe ndiqja me shumë ëndej komentimet e të madhit Anton Mazreku dhe mikut Ismet Bellova. Këta të dy atë kohë ishin të pazëvendësueshëm. Por ja rasti e solli që unë të mbaroj shkollën e gazetarisë dhe sa mbarova shkollën u bëra pjesë e stafit të Radio Tirana. Isha i vetmi gazetar me shkollën e gazetarisë në atë kohë që do të punonte për sportin në Radio Televizion si dhe i pari gazetar  profesionist  sportiv i një medie elektronike.

Me cilin vit përkon ideomi dhe organizimi i emisionit më të ndjekur nga shqiptarët “Rubrikës Sportive”? Si dhe sa vazhdoi dhe çfarë emocionesh përcillte?

E mbaj mend si tani… Ishte gushti i  vitit 1969, kur u hodhën themelet për krijimin e Rubrikës Sportive. Pra startoi në vitin 1969 dhe rrugëtoi i rregullt, pa ndërprerje dhe i formatizuar plotësisht në vitin 1970…Pas këtij viti ai eci në shinat e tij i sigurt, plot të papritura, plot befasi, risi dhe ngjarje nga më të bukurat. Me këtë emision unë bashkudhëtova plot 35 vjet pa ndërprerje. 35 vjet një rrugë e gjatë, e bukur, herë herë me zhvillime të papritura por duke u ngritur dhe dukë lënë gjurmë të pashlyeshme tek populli shqiptar si i vetmi emision i llojit të vet në sportin e bukur të atyre viteve të vështira.  Dua të bëj me dije lexuesin se vitin e parë “Rubrika Sportive” ka qenë e regjistruar, ndërsa që nga viti 1971,  deri në vitin 2004 ka qenë gjithmonë direkte ku Rubrika funksionoi çdo të diel në radio.  Komentet më tej nuk mund ti bëj unë pasi lexuesi që i përket atyre viteve mund ta dijë dhe të flasë më me shpirt se unë, ato çka përjetonte kur ndiqte Rubrikën.

 

Cila ishte sigla e këtij emisioni magjik dhe më të ndjekur? Kush e kishte kompozuar muzikën e tij? Çfarë risie solle në këtë rubrikë?

Ah, pikërisht këtu duhej të zinte fill biseda. Kjo është ajo që e dallonte këtë emison nga të tjerët. Mendoj se sigla mbetet dhe sot unike jo vetëm për atë kohë. Rubrika fillonte me marshin  e fizkulturistëve, pra ishte sigla e marshit të fizkulturistëve kur hapeshin spartakiadat në kohën e diktaturës. Spartakiadat e atyre viteve nuk mund të realizohen sot, sepse kishte një mënyrë tjetër organizimi, ku ideologjia dilte mbi gjithçka. Marshi ishte kompozuar nga Preng  Jakova, autori i Operas së parë shqiptare “Mrika”, një kompozitor brilant që me këtë muzikë përjetësoi dhe “Rubrikën Sportive” shqiptare. Ajo muzikë kishte një magji të brendshme, një forcë të pashpjegueshme, të shtynte në një mobilizim dhe përgjegjësi karakteristike. Kur dëgjoja atë muzikë kisha dhe kam dhe sot emocione të pashpjegueshme. Si risi mund të them se në këtë emision kam bërë për  herë të parë në  televizion rubrikën me të ftuar, ku ishin  rreth 100 veta. Albert Minga ka qenë regjisor i këtij emisioni me përmasa që nuk ishin menduar apo realizuar më parë. Patëm bërë skenën në formë amfiteatri  dhe kishte  ekipe të ndryshme të ftuar. Protagonistë të shquar të javës, veteranë të sportit, etj… Rubrika ishte hapi i parë i një emisioni special sportiv që më vonë çdo të hënë i hapi rrugën emisionit tjetër të suksesshëm, “Jehona sportive” në të cilën transmetoheshin në mënyrë të përmbledhur edhe ngjarjet e së dielës. Tashmë traseja për emisionet e tjera sportive kishte marrë përmasat e duhura. Krahas sa më sipër fillova emisionin “ sport – kalitje – shëndet ” që  ishte të premteve, një emision tjetër  sportiv në radio me problematikën e kohës, reportazhe nëpër qendra pune, reparte ushtarake, kooperativa bujqësore, portrete etj..

 

Kush ishte e veçanta e këtij emisioni të ri?

Ky emision solli shumë të reja jo vetëm për shtrirjen gjeografike por në të u thyen dhe disa tabu të kohës. Flasim për vitet e sistemit socialist ku dhe sporti i huaj nuk duhej të gjente vend të veçantë dhe propagandistik në rubrikat tona. Pra, në këtë emision u  thye  tabuja,  pasi filluam të flisnim edhe  për  sportistë të huaj. Por jo vetëm për futbollin por edhe për sporte të tjera. Kjo e bëri më të larmishme dhe më të dashur këtë rubrikë. Sporti në botë kishte shumë zhvillime dhe i vetmi emision ku populli kishte sytë dhe mund të mirte informacion ishte vetëm ky.

Si fillesë mbahet mend transmetimi i ndeshjeve vetëm nga Tirana, po më vonë si filloi transmetimi i ndeshjeve nga qytetet e tjerë të Shqipërisë?
Ky lloj transmetimi ishte një nismë e bukur me përgjegjësi të madhe. Ndihem dhe sot fatlum që kam patur fatin që të isha i pari që kam  krijuar  lidhjet me të gjitha  stadiumet shqiptare nga jugu në veri, pra nga Shkodran ë Gjirokastër. Gjatë emisionit të ri, për herë të parë, aplikova futjen e komentatorit gjatë transmetimit të ndeshjeve me specialistë të mirënjohur, ish-futbollistë të shquar të vendit si,  Sabri Peqinin, Refik Resmen, Gëzim Kasmin, e shumë të tjerë që kishin bërë emër në futbollin shqiptar.  Ky emision kaq i shtrirë, kaq specifik dhe shumë i vështirë ëpr tu realizuar për kohën u titullua “Nga  njëra ndeshje në tjetrën”.

 

E mbani mend ditën e fillimit të transmetimit të këtij emisioni?

Sigurisht! Ishte një ditë e shënuar për futbollin shqiptar pasi mund të njiheshe me rezultatin e ndeshjeve menjëherë pas shënimit të golit. Ky emision është transmetuar për herë ta parë në 2 tetor 1983. Pra këtë 23 tetor mbush plot 34 vjet. Nuk janë pak.

 

Folëm vetëm për transmetimet e ndeshjeve brenda vendit. Po transmetimi jashtë bendit kur ka filluar, me cilën ndeshje. Cili është emocioni i një transmetimi të tillë?
Një transmetim i tillë në atë sistem për vetë kushtet e vendit tonë ishte shumë i vështirë për shumë arsye. Por le të kalojmë tek realizimi. Ndeshja e parë që është transmetuar nga RTSH jashtë shtetit ka qenë nga Barcelona në vitin 1986, në ndeshjen aq të bujshme mes Flamurtarit deh Barcelonës së famshme. Ishte 1 tetor i vitit 1986. Një ndeshje e jashtëzakonshme që ka hyrë në histori, jo vetëm si transmetimi i parë, por edhe për lojën e bukur, burrnore, emocionale, shpirt gare, ku futbolli shqiptar ka shpalosur vlerat e tij më të mira. Në atë kohë “Barcelona” ishte kampione  e Europës dhe në këtë ekip legjendë luanin futbollistët më të  mirë të botës, si Geri Lineker (shënuesi më i mirë i asaj kohe). Dua të theksoj se  ekipi i “Flamurtarit” të asaj kohe ishte dhe mbetet  skuadra e vetme e Shqipërisë që kishte kaluar deri atëherë dy ture në kupat e Europës. Dhe mendoni “Barcelona” e yjeve u gjunjëzua nga “Flamurtari” modest. Them “gjunjëzim” pasi ndeshja përfundoi 0:0 në “Kamp Nou”. E kuptoni?  “Kamp Nou”. Ku janë shpartalluar ekipet më të mëdha të botës së futbollit. Nuk mund t’ju them se çfarë emocionesh kam patur. Mundet më është këputur edhe ndonjë lot gëzimi. Të barazoje me “Barcelonën” në shtëpinë e saj?! Ëndërr!  Çudia tjetër ishte se “Barcelona” u kualifikua vetëm prej barazimit 1-1 në Vlorë. Pra ky transmetim mbetet unik dhe që hapi tiparin e transmetimeve të mëvonshme. Dua të theksoj se në atë kohë nuk ishte në modë që  gazetarët sportivë të dilnin jashtë shtetit!…  Sot  shkojnë  edhe tifozë  me ekipin dhe kjo duket e pabesueshme. Në  vite të  largëta,  Anton Mazreku, Ismet Bellova, apo  Skifter Këlliçi, kishin shkuar jashtë shtetit dhe vetëm regjistronin, nuk transmetonin direkt. Transmetimi im nga Barcelona ishte direkt dhe u realizua për herë të parë nga një prej stadiumeve më të mëdhenj të botës. Ishte një sukses i dyfishtë. Bota e futbollit u befasua. Shqipëria sikur po dilte nga izolimi. Futbolli e bëri atë shumë të njohur vetëm me dy ndeshje. Kjo është magjia e futbollit.

Nga ky transmetim patët ndonjë reagim nga udhëheqja e kohës? Pate ndonjë vlerësim apo kritikë?
Ai transmetim u diskutua gjatë për shumë arsye. E para se ishte transmetimi i parë, por më kryesorja se ishte një ndeshje futbolli e rrallë që ngjalli diskutime në të gjithë botën sportive. Gjithë Shqipëria ziente. Kjo ndeshje dhe emisionet e para për mua ishin rrugë të pashkeluara. Eksperiencat ishin të pakta dhe shumë rubrika janë eksperimentuar nga unë. Nuk kishim mjete komunikimi dhe ndërlidhjeje si sot. Ne ishim të mbyllur. Nuk kishim ku të merrnim eksperienca. Edhe me rusët dhe kinezët u prishëm. Pra pas kësaj ndeshjeje isha ende nën efektin e gëzimit të madh dhe nuk e dija se çafrë mund të prisja në Tiranë. Ai që tha fjalë të mira ishte Ramiz Alia. Sekretari i tha fjalë të mira dhe përgëzuese. Ramizi ishte udhëheqës liberal. Por nuk ishte i këtij Pirro Lako, ish Sekretar i Partisë i Tiranës. Nga sa mora vesh ai pati thënë se, nuk duhet të isha më gazetar për atë që përcolla nga Barcelona, pasi gjatë transmetimit, (sipas tij) unë kisha thënë gjëra të ndaluara për kohën si psh: ekipi është akomoduar në një hotel me 5 yje, aty kishte një pishinë në katin e 9-të, stadiumi kishte të abonuar për të gjitha ndeshjet dhe ku midis tifozëve të abonuar bënte pjesë dhe Papa… Por reagimi i tij ishte pa jehonë përpara festës, gëzimit dhe arritjes që patëm. Askush nuk e dëgjonte atë zë të vetëm në atë gëzim të madh mbarëpopullor. Mbaj mend se kur promovova librin tim në Lidhjen e Shkrimtarëve i ndjeri Pjetër  Arbnori, tha: Ahmet Shqari ishte dritarja që ne  shihnim botën nga burgu nëpërmjet transmetimeve, ku më i veçanti ngelet ai i
Barcelonës”… Po ashtu shkrimtari i mirënjohur Vath Koreshi  në parathënien  e librit tim shprehet: Ahmet Shqarri atë natë që ka transmetuar nga Barcelona  ka qenë  për një natë Perandor  i Shqipërisë, sepse të gjithë dëgjonin dhe veshët i mbanin tek ai në Barcelonë. Barcelona ishte stacioni i parë i transmetimeve, deh pas këtij transmetimi kam transmetuar në 23 stadiume të botës që nga Belfasti, Dublini, Gjeneva, Moldavia, Lituania, “San Siro” i Milanos, Bullgaria, Athina, Vjena, Tunizia …ku veç ndeshjeve të futbollit kam raportuar edhe për ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare si Kampionati Botëror i Ataletikës, Lojrat Mesdhetare, etj…

Drejtorët e RTSH

Ishin në përgjithësi intelektualë të ditur, njerëz me vizion, por çdo gjë duhet matur me kutin e kohës. Si drejtor tim të parë mbaj mend Thanas Nanon e pastaj të tjerë me radhë. Nano ishte serioz, ishte e vështirë t’i flisje, por korrekt dhe kërkues në punë. Todi Lubonja ishte më i hapur dhe liberal. Me atë punoje me shumë kënaqësi. Marash Hajati serioz dhe autroitar. Nefo Myftiu, njeri shumë i mirë që më ka inkurajuar shumë në hapat e parë që hodha si gazetar… Në përgjithësi RTSH kishte në krye njerëz të ditur me të veçantat e tyre.
Folësat (Spikerat) sportivë me ata të lajmeve..
Shumë folës potentë të Radio Televizionit kanë nisur të ushtrohen në këtë profil duke pasur si foltore të parë Rubrikën time Sportive. Virgjil Kule ka filluar tek unë, Liliana Meçani, Çlirim Poro, Violeta Gjoka, ku Lorenc  Zadrima  një nga spikerët më të mirë, në atë kohë ishte inxhinier  në fabrikën e armëve në Gramsh dhe vinte çdo të diel  në  shtëpi në  Tiranë, për të qenë në mbrëmje në Radio për Rubrikën Sportive. Krijova komentatorët e  parë  për çdo sport. Vangjel Shundi për lojërat  me dorë, Zef Ashta për shahun, Xhafer Bogdani për sportet  e rënda..
Transmetimet pikante
Në këto transmetime kë dalloni si më pikanten, cili ju ka bërë më tepër përshtypje?
Njëri që më ka  bërë  një portret ka thënë se, po të  kërkoni në arkivin e RTSH, do të gjeni, mijëra kilometra shirit me zërin dhe figurën e  Ahmet Shqarrit. Janë ndeshje të panumërta. Kemi mundur skuadrën e Belgjikës në futboll, atëherë e katërta në botë, kemi fituar ndaj kampiones  së Francës dhe shumë të tjera në basketboll. Dinamo në volejboll për femra tre herë pjesëmarrëse  në katërshen  finaliste të  Evropës, që është suksesi më i madh i një klubi shqiptar për të gjitha llojet e  sporteve.  Janë të pafundme ngjarje të tilla, ku unë jam çjerrë nga zëri dhe emocionet,  për vetë atmosferën e jashtëzakonshme që përcillnin këto ndeshje dhe transmetimi i tyre në atë kohë. Ishte një kohë e bukur, kur pallatet e sportit mbusheshin plot (duket  si një ëndërr e largët, por  ka qenë  një realitet)   ku biletat  shiteshin një javë përpara  për  ndeshjen,  kur luante Panajot Pano në futboll,  Agim Fagu  në  basketboll dhe Asllan Rusi me  Ela Tasen në  volejboll…

Të veçantat e transmetimeve sportive

Një nga mrekullitë  që kam bërë  është transmetimi i rretheve tona çiklistike. Siç bën sot “Turi” i Francës  apo “Xhiro” e Italisë. Ato  u bënë aq interesante saqë dëgjuesit rrinin pranë radiove për të mësuar rezultatin dhe shpesh kjo e detyronte redaksinë e informacionit të ndërpriste emisionin e lajmeve për t’u lidhur me transmetimin tim direkt! Në ëkto transmetime kishte  vështirësi  në udhëtimin  për në finishin e  garave. Vështirësi  kishte  shumë. Mbaj mend që Marash Hajati  më  ka  dhënë  makinën rezervës e  rasteve  urgjente  që duheshin për gjëra të jashtëzakonshme  për të shkuar  në Burrel për të transmetuar. Duheshin çdo javë nga 7 makina  në shtatë vende. Ndërsa tani kanë ndryshuar  kohët, ka shumë mjete dhe mundësi.

Kur dhe pse ike nga RTSH?
Nga RTSH, u largova kur atje emri sport u fshi fare. Rëndësia e Rubrikës u zbeh. Ishte periudha kur Drejtor ishte Artur Zheji që nuk kishte interes fare për sportin. Rrogat na i lanë në mënyrë më skandaloze. Ndërkohë që një spiker që  sapo ishte futur  merrte  tre katërfishin tonë, mendova për të gjetur një shtëpi të re.
Kë keni dashur të imitoni apo modele që donit t’i ndiqnit në rrugën tuaj?
Në moshën kur unë fillova të njoh futbollin ishin të vetmit Anton Mazreku  dhe Ismet Bellova që transmetonin në radio, ndërsa në televizionin tonë të sapo ngritur kjo gjë ende nuk ishte shpikur. M’u desh pak kohë kur nisa punën që të njihja edhe gazetarë në botën e jashtme, të cilët na fakt u bënë dhe vazhdojnë të jenë modele për mua.
Në mbi 3 dekada punë janë të shumtë për të mos thënë të panumërta transmetimet, komentet, analizat, intervistat, portretet dhe artikujt e shumëllojshëm, përfshi këtu dokumentarë dhe filma që bëjnë një biografi timen. Kjo natyrisht ka bërë që të jemi rrethuar nga shumë kolegë, miq e bashkëpuntorë, ku nuk mund të thuhet se ndonjë prej tyre më ka marrë si model ?!…
Me kë është tifoz Ahmet Shqarri?
Gjithmonë  kam qenë tifoz  me  atë  skuadër  që ka pasur lojtarët më të  mirë. Në fëmijërinë dhe rininë time kam qenë me “Partizanin” ku luanin yjet e asaj kohe: Refik Resmja, Panajot Pano dhe të tjerë. Më vonë, erdhi një lojtar i mirë si Agustin Kola, i cili u bë emblemë për Tiranën  dhe u bëra me “17 Nëntorin”. Ndërsa si shtet përjetësisht ka qenë dhe do jetë Brazili, më i miri.
Duke folur  për  sportistët më të mirë të të gjitha kohërave kë do të veçonte Ahmet  Shqarri?
Në  Shqipëri më ka pëlqyer Agim Fagu me  basketbollin e tij të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm. Ai  ka shënuar 48 pikë në një ndeshje, aq  sa shënon sot në NBA Koby Bryan. 48 pikë kampiones së Italisë, këtë gjë e ka bërë në një ndeshje në fund të  vitit 1968, Agim Fagu sportist i shekullit në Shqipëri! Ai duhet të ishte sot një një nga drejtuesit e sportit shqiptar në vend të disa njerëzve anonim. Siç nderon Ukrahina Sergei Bubkën rekordmenin  fenomenal të kërcimit me shkop  që edhe pse nuk është më sportist ishte në parakalimin e Ukrainës në lojërat e Pekinit, ashtu duhet të nderohen në Shqipëri njerëzit e vlerave të vërteta si Agim Fagu… Në futboll, Maradona.

Në shoqërinë e sotme shqiptare, cila është  arsyeja  që ju bën të ndiheni keq?
Mosmirënjohja. Mosmirënjohja është plaga më e madhe  që mund të ketë një njeri mbi vete.

Ndonjë kuriozitet nga transmetimi i parë i një ndeshje futbolli në botë?
Transmetimi i parë  i një ndeshje sportive është bërë në  vitin 1927 në Angli. Ndërsa në Shqipëri është bërë në  vitin 1938. Ishte Anton Mazreku, ai që transmetoi një ndeshje  ndërkombëtare në Shallvare, ku sot është Parku Rinia. Ishte momenti kur po inaugurohej Radio Tirana. Anton Mazreku është pionieri i transmetimeve sportive në radion shqiptare.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit