Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Asambleja Kombëtare e PS: Ministrat në provë deri në shtator

 Asambleja Kombëtare e PS: Ministrat në provë deri në shtator

Ilustrim

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në kabinetin qeveritar në muajin shtator nëse minsitrat nuk performojnë si duhet. Rama kritikoi edhe koordinatoren për bashkëqeverisjen Elisa Spiropali për punën e saj duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga kryetarët e rretheve në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Edhe kryetarët e bashkive do t’u nënshtrohen votëbesimit për të rikonfirmuar pozicionin

Nëse do i referohen sondazheve sipas kryeministrit Edi Rama PS do i kishte fituar zgjedhjet edhe pa bërë asgjë por kjo nuk do të tolerohet. PS do të nisë një fushatë njësoj si ajo zgjedhore, nga maji në shtator për të komunikuar me njerëzit për qeverisjen dhe për të parë cilët ministra apo funksionarë socialistë duhet të shkarkohen.

Edi Rama: ”Ne do të bëjmë fushatën tonë, njësoj si fushatë zgjedhore. Nuk do të fitojmë vota sepse nuk kemi kundërshtarë përpara dhe nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit, por do të fitojmë çdo zemër e mendje që hapet për të na dëgjuar. Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator nëse duhen bërë. Cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia. Si ka punuar sekretariati dhe cilat ndryshime duhen bërë. Do të vlerësojmë sa i shtrirë është rrjeti familjar i kryetarit të partisë në administratën lokale. O kushërinjtë o kryetari.”

Duke tërhequr vëmendjen për mos kryerjen e detyrës Rama kërkoi nga koordinatorja kombëtare e bashkëqeverisjes Elisa Spiropali të identifikojë kryetarët e PS-ve në rrethe që nuk punojnë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe punojnë për interesat e tyre personale.

Edi Rama: Unë prisja nga Elisa Spiropali që të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, koordinatore e bashkëqeverisjes.  Prisja nga Spiropali të thoshte cilët nga kryetarët e PS-së duhen shkarkuar sot,jo nesër. Elisa nuk e bëri këtë, sepse nuk ka bërë detyrën si duhet.

Rasti i Kukësit, tha Rama duhet tu shërbejë socialistëve të kuptojnë nëse po sillen arrogantë apo jo, ndërsa lajmëroi se nuk do të ketë asnjë ligj që do të kalojë pa u bërë transparent.

Pas marrjes së rekomandimit kryeministri u shfaq me një gjumë më të ashpër ndaj opozitës. Në mbledhjen e Asamblesë Rama u tha të tijëve se po qeverisin pa opozitën dhe kjo është nëj sfidë e vështirë për të ruajtur motivimin.

Edi Rama: Kemi detyrën të qeverisim pa opozitë, sepse një opozitë që nuk të sfidon  në intelekt por fizikisht është një hata e madhe. Kryeministri lajmëroi dhe një votëbesim në popull për të gjithë kryebashkiakët e PS-së për të parë nëse duhet të rikandidojnë apo jo në pozicionet që kanë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :