Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Arbër Çekaj i bananeve kërkon rikthimin e pasurive

Në kontenierin me banane iu kapën 613 kg kokainë, Arbër Çekaj kërkon rikthimin e pasurive
Pas shpalljes në kërkim nga drejtësia shqiptare si porositës i 613 kilogramë kokainë të mbërritura në Shqipëri përmes një kontenieri bananesh, Arbër Çekaj, i prangosur në Gjermani, kërkon kthimin e pasurive të sekuestruara.Kërkesa e bërë nga përfaqësuesi ligjor i shoqërive “Arbri Garden shpk” dhe “Ecoalmax sh.p.k” pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Irena Gjoka, të hënën. Përmes kërkesës së Çekajt kërkohet kthimi i kamionit dhe kontenierit, në dyshemenë e të cilit u gjet e fshehur lënda narkotike.

Pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi bllokimin e dy llogarive bankare në shumat 38 mijë dollarë dhe 10 milionë lekë të këtyre shoqërive, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Arbër Çekaj pas arrestimit në Gjermani është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :