Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Anila Karapidis/ Poezi: TE NDJEJ!

Anila Karapidis

anila dy

TE NDJEJ!
***
Të ndjej të ndjej, pranë s’të kam,
Të dua të dua, dot s’të them,
Të dua përsëris , por s’më dëgjon,
Të prek s’mundem, larg ti je,!
***
Unë prapë të dua, të dua të them,
Të ndjej të ndjej, thellë në shpirt,
I imi ,i imi,ti je ,
I imi në përjetësi.!!!
***

NJE E PUTHUR NE CEP TE BUZES!..
***
Një e puthur vjedhurazi në cep të buzës,
Eshtë si zjarri i ndezur në rrëzë të malit.
Me shkarpat e mbledhura aty në pyll,
Të ngroh shpirtin, të mban fshehur mallin.
***
Trupi drithëron,zemra rreh me forcë,
Gjaku i nxehur damarët shpërthen.
Një e puthur fshehurazi në cep të buzës,
Eshtë e puthura e rrëmbyer nga afshi në shpresë.!

 

PUTHJE!!
***
Buzë të ëmbla, puthje e zjarrtë,
dhe një ooh, nga shpirti del.
***
Sytë mbyllen, dalë ngadalë,
dhe humbet, diku në epsh.
***
Përkëdhelje, shpupuritje,
pëshpërit një fjalë, nën zë,
***
Trupat ndjehen, të bashkuar.
Eshtë një zjarr, që djeg të mposht.!!

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit