Data : 24 09 2018
KryeTitujt :

Alida Hisku, këngëtarja e madhe e viteve 1970 – 80

ALIDA HISKU

alida 2

Kengetarja e madhe e viteve 190 – 80

Alida Hisku ka filluar të këndojë që në festivalet e pionierëve në Tiranë, në festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj. Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së. Ishte vetëm 13 vjece, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e 9 Këngës në RTSH 1970 me kengen “Portret Heroine”.

Me një cilësi të rrallë zëri, e dhuntie muzikore, Alida shkëlqeu për 10 vjet me radhë! Shumë kompozitorë u dashuruan ne të kënduarit dhe në zërin e saj, dhe sikur benin gara se kush do të krijojë këngë për timbrin dhe ngjyrën e zërit të saj! Zoti ia dhuroi zërin e bukur dhe një shpirt aq të madh artistik. Pra një yll kishte lindur, një emër premtues në skenën e muzikës ! Erdhi një moment siç di ndonjëherë të sjell ironia e fatit. Një moment që ndërroi krejtësisht karrierën e saj.

Ishte kohë e rëndë, e vështirë për artin, për krijuesin me shpirt të lirë sic ishte Alida. Ishte kohë e ideologjisë komuniste, ku të gjithë ishin të dyshimtë! Kështu ndodhi edhe me Alida Hiskun, e cila u këput si lule në vesën e mëngjesit ende pa celur mirë. Për cka, shtrohet pyetja!? Për një ditar, disa fragmente kujtimesh e përjetimesh, të një adoleshenteje, mjaftuan për ta shpallur armik të regjimit! Por vlerat që janë vlera, nuk zhduken.

Këtë po e provon edhe Alida Hisku. Pas gati 25 vjetësh ajo rikthehet në skenën shqiptare, në spektaklin e organizuar në Tv “Klan”, “100 Këngët e Shekullit” Alida Hisku u shfaq para publikut më e emocionuar se kurrë. Rijetoi edhe njëherë ato vite kur këndonte në Festivalet e Këngës dhe atë muzikë që bëri të mos harrohej.Jeton pres shume vitesh ne Gjermani Kenget e saj me te njohura ngelen : “Vajzat E Fshatit Tim” festivali 13 1974 ku kenga mori cmimin e pare ,…. “Buka E Duarve Tona” festivali 14 1975 po fituese e cmimit te pare , “Kenget E Rinise”. festivali 17 .”Njerezit E Agimeve” festivali 19 cmimi i dyte , Alida Hisku do të mbahet mend gjatë për interpretimin e saj mjaft të ndjeshëm.dhe meriton respekt !

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :