Data : 18 08 2018
KryeTitujt :

Alibeaj: Hamitaj është falsifikator!

 Alibeaj: Hamitaj është falsifikator!

PD-ja kërkon shkarkimin e komisionerit të vetingut! Alibeaj: Hamitaj është falsifikator!
PD dha fakte që sipas saj provojnë se një komisioneri i KPK ka paraqitur dokumente të falsifikuara për të filluar punë dhe kërkon shkarkimin e tij. Fjala është për komisionerin Lulzim Hamitaj, për të cilin PD-ja pretendon se ka falsifikuar certifikatën e njohurisë së tij në gjuhën angleze. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha sot se në vitin 2016-të, kur Hamitaj ka aplikuar për pedagog , ka deklaruar se është në nivelin fillestar të njohurive të kësaj gjuhe të huaj. Por në vitin 2017 kur Hamitaj ka aplikuar për Komisioner Vettingu, ka paraqitur një çertifikatë të vitit 2015, sipas të cilës ai e zotëron në mënyrën më të avancuar gjuhën angleze. 

Sipas opozitës më 6 prill 2015 Hamitaj pretendon se është testuar, por rezulton se ai nuk ka qenë në Shqipëri dhe se kjo çertifikatë e depozituar prej tij, nuk e përmban vulën e Univesitetit Politeknik të Tiranës. Opozita duke gjykuar se Lulzim Hamitaj ka kryer veprën penale të falsifikimit, kërkon jo vetëm shkarkimin e tij, por nisjen e hetimeve nga institucioni i prokurorisë.

 

Po ashtu PD-ja akuzon komisionerët e Vettingut se janë vënë në shërbim të Kryeministrit, duke kryer një proces politik, madje bëti të ditur se do të vijojë me publikimin e fakteve të reja që vënë në pikëpyetje integritetin moral dhe profesional të komisioneve të Vettingut

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :