Data : 20 10 2018
KryeTitujt :

Albana Vokshi: Rama, aferë korruptive për shembjen e Teatrit Kombëtar

Albana Vokshi, deputetja e PD-së,përmes një dalje për mediat denoncoi atë që e cilëson aferrë korruptive të qeverisë Edi Ramës për shembjen e teatrit Kombëtar.

Sipas saj qëllimi i vetëm është të realizohet një projekt i klientit të Ramës, jashtë çdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Reagimi

Jam këtu në emër të Partisë Demokratike dhe në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Kulturës për të denoncuar veprimet korruptive të Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për ta pushtuar qendrën historike të Tiranës me kullat e sponsorëve, që i mbajnë në pushtet.

Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të vecantë negociimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi.

Projektligji bie ndesh me Kushtetutën, ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, si dhe ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Ky është një rast i paprecedent!! Ndërkohë që ekziston një ligj i posaçëm që rregullon këtë proces për realizimin e një projekti sipas procedurës së partneritertit Publik – Privat (ligji nr. 125/2013), Rama ka hartuar një ligj tjetër të posaçëm, që rregullon vetëm një rast individual, një projekt konkret, duke synuar shmangien e rregullave të paracaktuara dhe që kanë si synim mbrojtjen e interesit publik. Pra, qëllimi I vetëm është të realizohet një projekt i klientit të Ramës, jashtë cdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Rama ka hartuar këtë ligj të posacëm vetëm për të shmangur përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në këtë aferë korruptive, dhe për të ligjëruar shkeljet flagrante të ligjit që janë kryer, po kryhen apo do të kryhen në realizimin e këtij projekti.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :