Data : 25 09 2018
KryeTitujt :

A do takohen Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin?!

Ditët e fundit, mediat raportojnë se po zhvillohen përgatitje për një takim mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, duke cituar dy persona që kanë dijeni mbi çështjen, por që kanë kërkuar të mbeten anonimë.

Takimi pritet të zhvillohet gjatë vizitës së zotit Trump në Evropë muajin e ardhshëm. Të dy udhëheqësit mund të takohen përpara takimit të NATO-s që mbahet në datat 11 dhe 12 korrik në Bruksel, ose pas vizitës së Presidentit Trump në Britani, dy ditë më vonë.

 

Të mërkurën Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë lidhur me këtë çështje dhe Këshilli Sigurisë Kombëtare nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës për komente.

Zëdhënësi i zotit Putin, Dmitri Peskov gjithashtu nuk pranoi të komentojë gjatë një konferencë me gazetarët të enjten, por ai tha se këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton pritet të vizitojë Rusinë javën e ardhshme për të diskutuar rreth përgatitjeve.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :