Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Luan Shahollari: Monografia e Prof. Hasan Banja, unike dhe e domosdoshme për çdo ekonomist

Luan Shahollari: Monografia e Prof. Hasan Banja, unike dhe e domosdoshme për çdo ekonomist

luan shaholalri 

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në 17 dhjetor 1920, u lehtësua në sajë të ndihmës së qeverisë angleze, e interesuar për rezervat vajgurore të vendit

 

 

Në datën 9 mars 2018 në Muzeun Historik Kombëtar u zhvillua promovimi i librit të Prof.Hasan Banja “Ekonomia e Shqipërisë në rrjedhat e historisë të shekullit XX”. Në këtë promovim të organizuar nga familjarët, kishte shumë, intelektualë të të gjitha fushave, gazetarë, shkrimtarë, por edhe miq të Profesor Hasanit. Referatin kryesotr e mbajti specialist I ekonomisë, z. Luan Shahollari.  Mes të tjerash ai theksoi se monografia e Prof.Hasan Banja shkruar në vitet 1991-1998, është fryt i një veprimtarie të gjatë studimore, i një vullneti e përkushtimi të rrallë të prof.Hasanit. Prof. H. Banja është autor i 12 monografive,  i 34 referateve me tematika ekonomike, të botuar në revista dhe buletine shkencore, apo të referuara në konferenca brenda dhe jashtë vendit. Ai është autor dhe bashkautor tekstesh ekonomike universitare, drejtues i një varg studimesh, 9 disertacioneve shkencore etj. Pas shkollës Normale në Elbasan, në vitet 1947-1952 kreu me rezultate të larta studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Industrisë në Institutin e Planit në Shën Petersburg (Leningrad), dhe emërohet në detyra të ndryshme të fushës ekonomike.

Në vitet 1971-1991, prof. H. Banja, drejtoi Institutin e Studimeve Ekonomike, fillimisht në varësi të Këshillit të Ministrave, më pas të Akademisë së Shkencave dhe në fund të Komisionit të Planit të Shtetit. Një nga karakteristikat dalluese të metodës së punës të prof.Hasani ka qenë gërshetimi i detyrave administrative me ato kërkimore-studimore.

Prof.Hasani i përket atij brezi studjuesish për të cilët dalja në pension shënon një datëshkëputjeje nga punëtzyrtarepornjëkohësisht edhe një fillim të ri për t’iu kushtuar punimevestudimore si dhe veprimtarive shoqërore. Ja si u shpreh në fjalën e tij  Luan Shahollari.: 

 

 

Risia e parë e monografisë është se ajo analizon ecurinë e ekonomisë shqiptare në një shtritje të gjatë kohore nga shpallja e Pavarësisë e vijon deri në fund të shekullit XX duke përshkuar etapa të caktuara historike, sisteme të ndryshme politike, ngjarje ndërkombëtare, me ndikime në jetën politike,ekonomike e sociale të vendit tonë.

Risia e dytë është përdorimi,krahas burimeve dokumentare arkivore e të tjera, i literaturës të autorëve të konsideruar të papërshtatshëm për sistemin e kaluar.I tille konsiderohej psh libri “Financat e Shqipërisë” (1839-1934) përgatitur nga Haxhi Shkoza, funksionar i lartë në administratën e mbretërisë së Zogut, botuar më 1935.

Kurse për gjendjen dhe mundësitë e zhvillimit të ekonomisë e veçanërisht të pasurive minerare, pyjore, bujqësore, blegtorale etj, në vitet 1920-1930,autori iu është referuar edhe studimeve të akademikut italian Antonio Baldaçi (Antonio Baldacci), botuar në tre volume në titullin: “Studi Speciali Albanesi” Roma 1932, 1933, 1937.

Në libër citohen studiues të sistemit politik socialist në BS, Kinë, si dhe në vende të tjera, si: Barbara Jelavich, Michel Heller, Marie Lavigne, François Fejtö, etj.

Literatura përmban edhe botime të organeve drejtuese të PPSh, por tani në një këndvështrim të ri. Përmendim raportet e mbajtura në emër të KQ të Partisë nga E. Hoxha nga Kongresi I më 1948 dhe deri në Kongresin VIII më 1981, përmbledhjen e diskutimeve të E. Hoxhës për Planin e Shtatë Pesëvjeçar (1982), librat me kujtime, si: Me Stalinin, 1979; Shënime për Kinën, 1979; Hrushovianët, 1980; Titistët, 1982; etj.

Në cilësinë e redaktorit shkencor kam bërë sqarime plotësuese për çështje apo terma të karakterit ekonomik, apo për ngjarje e personalitete historike dhe politike.

 

Monografia është e përbërë nga 12 krerë, e ndarë në 3 pjesë.

Në pjesën e parë hyjnë katërkrerët e parë që përfshijnë periudhënnga krijimi i shtetit të ri shqiptar (28 Nëntor 1912) e deri në çlirimine vendit (29 Nëntor 1944).

Pjesae dytë përbëhet nga shtatë krerë (V-XI) të cilët trajtojnë vitetepas çlirimit deri në fund të vitit 1980.Kjo, dhe dekada deri në fund të vitit 1990, njihet si periudha esistemit politik socialist, me ekonomi të planifikuar dhe të centralizuar.Për shkak të problematikës që përmban, kjo përbën edhe pjesën kryesore të monografisë.

Në pjesën e tretë autori ka përfshirë dy krerët e fundit.Kreu XI trajtonrënien e  ekonomisë në vitet1981-1990, ndërsa kreu XII problemet e vështira të tranzicionit drejt një sistemi politik demokratikdhe ekonomie tregu në vitet 1990.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :