Data : 25 05 2018
KryeTitujt :

Flamuri i Kombit Shqiptar si trashëgimni i flamurit të Skënderbeut

neki

Kushtuar kaninjotӫve trima, qӫ luftuan me pӫrkushtim pӫr ҫlirimin e vendit nga nazifashizmi.

Dr, Neki Dredha

 

Fillimi i vitit 1942 e gjeti Namikun duke punuar në furrin e lagjes Muradie, aty ku është sot lulishtja e restorant Mesaplikut, përballë Bashkisë,  ku ndodhej konsullata italiane, Prefektura dhe Karabinieria. Ai punonte nӫ gojӫ tӫ ujkut. Por me aftësinӫ dhe urtësinӫ që kishte Namiku e kreu këtë detyrë mirӫ e bukur dhe pabujë. Prej këtej ndihmonte shokët ilegalӫ dhe njësitet guerile, që vepronin në qytet, furnizonte me miell dhe bukë familjet e bazave të luftëtarëve të lirisë me banim në Vlorë dhe në trevat e saj. Ai grumbullonte dhe shpërndante traktet, komunikatat dhe thirrjet pӫr tӫ ngritur popullin nӫ kӫmbӫ kundӫr pushtuesve fashistӫ. Këto shtypeshin në shtëpinë e Namikut në Kaninë e mӫ vonӫ nӫ shtӫpinӫ e Feim Bonjakut nӫ Qishӫbardhӫ e tӫ Muhamet Bedinit nӫ Skrapar. Në Vlorë ia sillnin fshehur në gji, përmes një rreziku të mundshëm, e ëma, Leleja, vajza e Musa Ҫakӫrrit, djepit tӫ lӫvrimit tӫ gjuhӫs shqipe dhe bashkëshortja e tij syshkӫndijӫ, Vera, mbesa e Beqir Velos, ballit tӫ luftrave pӫr liri dhe pavarӫsi, si dhe koninjot tӫ tjerӫ mӫmӫdhedashӫs.

Ishte një natë Nëntori e vitit 1942. Në furrin e bukës gjëndej Namiku me Golikun (Hetem Gjinushin) mendjemprehtӫ, drejtuesin e njësitit gueril të Vlorës. Me vete kishin shumë materiale sekrete. Jashtë era shqyente degët dhe oshtinte si dragua. Shiu binte me shtëmbë. Por “hijet”, veglat qorre tӫ armikut, lӫvrinin qosh mӫ qosh tӫ qytetit. Ata e kishin nuhatur veprimtarinӫ e luftӫtarӫve të lirisë. Pas një farӫ kohe furra u gjend e rrethuar. Rreziku ishte i pa shmangshëm. Armiku kishte prurë forca të shumta. Goliku me shokët e tij sypatrembur u bënë gati të çanin rrethimin. Por Namiku me atë qetësinë e urtësinë e tij admiruese i udhëhoqi shokët nëpër një labirinth të ërrët drejt anës së pasme të furrës. Hapi një deriçkë, që e dinte vetëm ai, dhe shqiponjat e lirisë fluturuan në qiellin e lirë. Ndërsa Namikun e arrestuan, e burgosën, e torturuan, por nuk e mposhtën. Ai e gjente forcën tek populli, si dikur Anteu tek toka nӫnӫ.

Javët e fundit të Nëntorit të vitit 1942 Namik Osmëni ishte në Kaninë. Aty, në gjirin e bashkëfshatarve të tij të zemrës, aty ku e ndjente vehten më ngrohtë, mӫ qetӫ dhe mӫ tӫ sigurtӫ. Hallet dhe dertet e tyre nuk kishin të sosur. Kanina, vendi i bollëkut, vuante për bukën e gojës. Pasurinë e saj e gllabëronin taksidarët dhe qeveritarët fashistë, që e mbanin vendin nën kthetrat e tyre. Por flladi i lirisë po frynte, tashmӫ, anekënd Shqipërisë.  Ndjenja e shënjtë e bashkimit po hidhte rrӫnjӫ te mendjet dhe zemrat e intelektualӫve mӫmӫdhetarӫ. Nӫ ҫdo vatӫr e mendje kaninjote atӫ po e ngulitnin kaninjotӫt mendjendritur: Mynyr Xhindi, Ibrahim Dervishi, Manush Myftiu, Arani Ҫela, Namik Osmani, Ylfi e Xhevrije Sadiri, Shahin e Shaqo Kapllani, Faslli e Farudin Jaho, Muhamet, Bastri e Dinush Bedini, Resmi e Zare Mici, Zyber Kadriu, Manxhar e Beshir Arshiu, Istref Hyseni, Nimet Shabani, Fehim Bonjaku, Fitim Halili, Rrapo Hasimi, Ramo Abazi, Ismail Llano, Skӫndo Dredha, Nazif Sinani, Reuf Zeqiri, Shahin Fejzaj, Bastri Mici, Nezir Boci, Ismail Mehmeti, Hamet Selami, Sadik Selimi, Memdu Sadiraj, Razi Xhafa, Myzafer Sihati, Arap Asllani, Memisha e Kadri Dredha  e shumë shokë të tjerë. Bajonetat e ndryshkura të fashizmit, thoshte Namiku me shokë, do të përkulen, si purtekë kallami, përpara gjoksit tӫ çeliktӫ të popullit shqiptar. Këtë do ta shikojmë edhe në festën e 30 vjetorit të Shpallies së Pavarësisë. Dita e 28 Nëntorit – vijonte Namiku – do të përkujtohet me një demonstratӫ mbarӫ popullore tӫ fuqishme. Kjo do të bëhet atje në Vlorën e kuqe, në sheshin, ku Ismail Qemili me Isa Boletinin valvitën Flamurin e Skënderbeut në qiellin e lirisë. Atje ku zëri i ynë do të shpërthejë fuqishëm në ballë të kryengritjes kundër fashistӫve. Atje te Sheshi symbol i Flamurit do të vӫrshojnӫ si ortek malor bijtë e Labërisë e të Lumit të Vlorës, të Himarës e të Kudhësit, të Sevasterit e të Gorrishtit, tӫ Topalltisë e tӫ Dukatit, të Kaninës e të Vlorës. Atje, përpara miletbaçesӫ, nӫ thelbin e Shqipӫrisӫ, ku shpalosi Flamurin e Pavarӫsisë Ismail Qemal bej Vlora, do të bashkohemi si një trup i vetëm, në kurmin e shqiptarisë mӫmӫ. Ky vit pӫrkon –vazhdonte Namiku mӫ tej – me 30 vjetorin e Shpalljes sӫ Pavarӫsisӫ Kombӫtare dhe me ngritjen e Flamurit tӫ Gjergj Kastriotit, nga mӫmӫdhatari urtiplotӫ Ismail Qemal bej Vlora. Namiku kishte kohӫ qӫ bluante nӫ mendje njӫ projekt veprimi tӫ veҫantӫ, pӫr tӫ festuar kӫtӫ ditӫ tӫ shӫnuar, ditӫn e ҫlirimit tӫ Shqipӫrisӫ nga thonjӫt e Perandorisӫ Osmane dhe tӫ gjitonӫve lakmitarӫ. Kӫtӫ projekt ai e kishte shoshitur mbarӫ e prapӫ me Ylfi Sadirin, Manxhar Arshiun, Zyber Kadriun, Muhamet Bedinin, Resmi Micin, Ismail Memetin, shaqo Kapllanin, Sadik Selimin  e tӫ tjerӫ. Pӫr zbatimin e kӫtij projekti thirri Ferhat Ҫakӫrrin, kushëririne tij tӫ urtӫ e gojӫtar, tӫ cilit i dha udhӫzimet e duhura. Krahas udhӫzimeve, i la tӫ kuptojӫ, se ishte detyrë tepër e vështirë dhe me pӫrgjegjӫsi për kohën. Po në gjëndjen që ndodhej vendi ishte e domosdoshme të gjallëroheshin ndjenjat mӫmӫdhetare dhe të nxitej shpërthimi i dufit tӫ urrejtjes, që ziente në zemrat e bashkëfshatàrӫve të tij e të mbarë popullit. Ferhati e dëgjoi Namikun me vëmëndje dhe përgatiti me urtӫsi e maturi kryerjen e detyrӫs. Në mëgjezin e ditӫs sӫ 30 vjetorit tӫ Shpallies së Pavarӫsisӫ, mӫ 28 Nӫntor 1942, ai priste te Bishti i Kalldrëmit. Aty çdo kaninjoti qӫ kalonte Ferhati do t’i vendoste në gjoks stemӫn e Flamurit Kombëtar pa shpatat e fashizmit (liktorit). Nӫ punӫ e sipӫr, ai vuri re një të moshuar, që po zbriste nxitimthi nga Kanina, për në Vlorë. – Xhaxho, prit një minutë të lutem, i thotë Ferhati. -Po ç’farë ke mor djalosh?- I përgjigjet plaku dhe e ngadalësoi hapin. -Ja sa të vendos diçka në gjoksin tend, ja këtu tek jaka e xhakëtës.- Pa ta shikoj njëherë, ç’është kjo shenjӫ e kuqe? -Urdhëro shikoje xhaxha, i thotë Ferhati me plot dashuri e mirӫsjellje dhe u bë gati t’ia mbërthente me spillë Flamurin kuqezi në jakën e xhakëtës.-Tu bëftë dita njëmijë more djalë i mbarӫ që mi çele sytë dhe më gëzove zemrën pa masë. -Po kush ti ka dhënë këta Flamurë tӫ shenjtӫ? Pyeti plaku fytyrӫҫelur. -Një mëmëdhetar- iu përgjegj Ferhati.-Ai më porositi: Me rastin e festës së 28 Nëntorit fshatarӫve, që do të takosh rrugës, t’u vendosӫsh këtӫ flamur në jakӫn e xhaketӫs. Kaninjoti e mori Flamurin në dorӫ, e shikoi i mallëngjyer dhe e puthi i pӫrlotur. Ishte flamuri kombëtar, flamuri i Ismail Qemalit, Flamuri me fushën e kuqe e zhgabën me dy krerë në mes, ai flamur, qӫ valvitej nӫ ballӫ tӫ ushtrisӫ arbӫrore, kur Gjergj Kastiot Skӫnderbeu famӫmadh i bӫri tӫ kafshonin dheun vite me radhӫ hordhitӫ ngadhӫnjimtare tӫ sulltanӫve kryeneҫӫ tӫ perandorisӫ osmane. Sa mirë kini bërë, or bir, që ia kini hequr ato shpatat e fëlliqura të fashizmit, vazhdoi plaku me sytë ende tӫ përmbytur nӫ lotӫ. Me duart, që i dridheshin nga gëzimi, e afroi pӫrsӫri flamurin tek buzët e tij, e puthi fort disa herë dhe plot krenari e mbӫrtheu mbi  gjoks, në jakën e xhakëtës. Pasi hodhi dy hapa u kthye pӫrsӫri nga Ferhati duke thӫnӫ: – Po dua edhe një tjetër për nipin tim, mor bir – iu lut Ferhatit,-se ndryshe ai do të ma marrë këtë që më dhe ti. Ta paguaj sa të bëjӫ, nuk e kursej paranӫ për Flamurin edhe pse më ka mbytur varfëria. – Ta gëzosh xhaxha, i tha – Ferhati fytyrëqeshur nga gëzimi, – Flamurin e japim pa para. Populli këtë flamur e ka larӫ me gjak dhe gjaku nuk shitet. Gjaku i shqiptarit derdhet në fushën e nderit, atje ku fitohet liria. Më paç uratën, mor bir, pëshpëriti plaku i gëzuar.

Në rrugë e sipӫr, drejt fshatit tӫ Kaninӫs, Ferhati gojӫmbӫl qëndiste gjokset kaninjote me stemӫn e Flamurit kuqezi. Kështu veproi edhe me fshatarët, që gjeti në qëndër të fshatit. Mӫ pas hyri në kafene. Aty shkoi tavolinӫ mӫ tavolinӫ dhe nisi t’u vërë nga një Flamur secilit klient në jakën e xhaketave. Pas pak në derën e kafenesë shfaqen tre karabinierë. Ata vunë re se flamurët, që mbante në dorë Ferhati, nuk kishin shpatat e “fshizmit shpëtimtar”. Filluan ta qortonin me vrazhdӫsi Ferhatin. Por ndërhyrja e fshatarӫve mӫmӫdhetarӫ të Kaninës e zbuti gjëndjen. Lereni djalin t’i shesӫ flamurët, u thanë ata. Me paratӫ që nxjerr ai siguron bukën e gojës. Njëri nga karabinierët i pyeti fshatarët me djallëzi: – Po a lejohet të shitet Flamuri? Keq është kur atë e shet mbreti dhe ministrat – ju përgjigj dikush nga tavolina e fundit. Ferhati mori zemër dhe aty për aty i pyeti karabinierët – a doni edhe ju nga një flamur? Paguani sa të doni zotӫrinj. – Pa m’u zhduk që këtej – shfryu tërë inat postkomandanti dhe dolli fytyrӫngrysur nga klubi. Kjo ngarje, e veshur me ndjenja tӫ zjarrta mӫmӫdhetare,  la mbresa të thella tek banorët e Kaninës, aqsa pӫrmendet edhe sot nga tӫ moshuarit. Namikut i pëlqeu shumë shpërndarja e stemӫs flamur tek kaninjotët. Ai e tregonte kӫtë ngjarje tӫ guximshme nӫ çdo bisedë që bënte me shokët e zemrës. Madje një ditë nga ditët ia tregoi edhe Husni Kapos, Mynyr Xhindit, Manush Myftiut e Ibrahim Dervishit, tӫ cilӫt u ngazӫllyen pa masӫ dhe e vlerësuan si veprimtari mӫmӫdhetare tӫ mirӫfilltӫ.

Mëngjezi i freskët i 28 Nëntorit tӫ vitit 1942 e zuri Namikun dhe Ylfi Sadirin me mbi 50 kaninjotӫ tӫ tjerӫ nӫ hyrje tӫ Vlorës. Shahin Kapllani dhe Vezir Memishau prinin në ballë të gjindjes me Flamurin e Ismail Qemalit, qӫ valvitej lirshӫm nga flladi mӫngjezor. Pas tyre shkonin, me kurora ne duar, Laver Fejzua me Ramo Abazin dhe Hekuran Xhindi me Ismail Mehmetin. Një i moshuar ia mori një kënge të hershme. E këndonte shtruar e bukur në avazin e vjetë kaninjot, që të rrӫmbente e tӫ ngjitej fort në zemër.

Qemal shqipëtarӫt erdhë,

Për të bërӫ ty razi,

Të kishim si Skënderben

Nga armiqtë për karshi.

-Epo, të lumtë ajo gojë, mor Myzafer, e uroi Namiku i ngazëllyer. – Edhe ti, të jesh në uratën e popullit, që na solle të festojmë ditën e shënjtë të Flamurit, këtu nën hundën e fashistӫve, i përgjigjet ai i përlotur nga gëzimi. Myzaferi e vazhdoi këngën. Ritmi valӫzues i saj mbuloi lagjet anës rrugës. Isoja e këngës ishte, aq harmonike dhe ngazëllyese, sa i bëri përvete qytetarë e Vlorës, tӫ cilӫt iu bashkuan ritmit joshӫs tӫ isos kaninjote. Duke kënduar sӫ bashku hynë në Sheshin e Flamurit. Ky  zbardhonte nga fustanellat dhe qylafӫt. Ishin, aq shumë demonstrues, sa s’kishte vend ku të hidhje mollën. Duart i kishin plot e përplot me Flamurӫ e tufa lulesh. Disa prej tyre mbanin kurora tӫ thurura me dafina, gjethe ulliri e lule ngjyra-ngjyra. Sheshi i Flamurit, thelbi i Shqipӫrisӫ, festonte plot gaz dhe hare festën e 28 Nëntorit, 30 vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë së Kombit Shqiptar. Ai ishte stolisur cep mӫ cep me Flamurë kuqezi dhe pankarta, ku shkruhej: Flamurin e Kombit Shqiptar e duam pa shpatat e Liktorit, Rroftӫ dita e 28 Nӫntorit, lavdi Ismail Qemalit e të tjera. Turma rrëshqiste, si ortek malor, drejt monumentit të Ushtarit Flamurmbajtës, i cili qëndronte plot hijeshi pranë vendit ku prehen eshrat e simbolit të kombit, themeluesit të shtetit shqiptar, birit të Kaninës princӫrore, profetit urtiplotë e fjalëzjarrtë, Ismail Qemal bej Vlorӫs. Pranë varrit, të këtij urtari mendjendritur kaninjot, demonstruesit bënë homazhe dhe vendosën kurora e tufa me lulet të freskëta. Fjala e rastit u shoqërua me duartrokitje tӫ zjarrta dhe parrulla: “Rroftë Shqipëria e lirë”, “Rroftë dita e 28 Nëndorit”, “Lavdi Ismail Qemalit”, “Rroftë populli shqiptar”. Aty pranë u dëgjua zëri kumbues i Fejzo Gjomemos, kryetrimit të Tragjasit, “Poshtë fashizmi”. “Të shporren fashistët nga vendi ynë”. Kӫto thirrje i pasuan plot duf e urrejtje Namik Osmëni, Mynyr Xhindi, Ibrahim Dervishi e tӫ tjerӫ. Pastaj demonstruesit kënduan njӫzӫri këngën lapidare tӫ poetit tӫ shquar vlonjat Ali Asllanit  : “Vlora, Vlora” :

Jam vlonjat e trim me besë,

Rreth flamurit di të vdes,

A me hir a me pahir

Doemos do rroj i lirӫ.

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

Rroki armët bëja forra!

Me këngët mӫmӫdhetare në gojë vala e demonstruesve përshkoi bulevardin e qytetit dhe u përqëndrua përpara burgut dhe prefekturës. Thirrjet: Liri! Liri!… Vlora, Vlora, Rroki armӫt bӫja forra!…i tmerruan fashistët italianë. Milicë e karabinierë ishin vendosur në pozicion luftimi. Por frika u kishte hyrë në zemër. Ata e kishin provuar edhe herӫ tjetër forcën e këtij populli krenar, zemӫrluan e liridashës. Prandaj nuk kishin shumë besim tek armët e tyre moderne. Vlonjati përpara atdheut nuk e llogarit jetën –  theksonte Namiku. Demonstruesit shpërthyen njëzëri: Duam shokët!… Duam shokët! Ata me radhë tӫ ngjeshura i vunë gjoksin portave të burgut. Një breshëri gurësh i coptoi xhamat e dritareve të burgut. Gardianët të friksuar nuk gjenin vend ku të fusnin kokën. Zëmërimi i turmës u kallte datën. Prefekti ishte mjaftë i shqetësuar. E shikonte gjëmën që po i afrohej. E ngriti dorezën e telefonit dhe i dha urdhër komandantit të burgut: “Plotësoni kërkesat e demonstruesve. Pra, lironi të burgosurit politikӫ që kërkohen.” Kjo e qetësoi disi komandantin fashist të burgut, që mezi qëndronte në këmbë. Turma ishte ende e revoltuar. Thirrjet: “Na lironi shokët!” “Duam shokët!” çanin qiellin. Pas pak u dëgjua një zë i fikur: Ja, po i nxjerrim! Por ju lutem kini durim, pëshpëriti kryegardiani. Në koridoret e burgut Hajro Çakërri, Petrit Bisha, Astrit Kokoshi, Imer Alikua, Siri Dine, Fejzo Bimo, Vangjel Kule, etje. këndonin këngë patriotike. Ata çanë përpara me forcӫ permes dyerve të burgut. Njëri pas tjetrit duallën 60 të burgosur, nga 16 që urdhëroi Prefekti. Shokët i pritën me krahë hapur. I veshën me nga një xhaketë dhe qylaf të bardhë, për të mos rënë në sy të patrullave, pastaj së bashku u larguan shend e verӫ nga prefektura. Demonstruesit grupe-grupe, siç kishin ardhur, u drejtuan në vendet e banimit në qytet, apo në fshatrat e tyre. Kaninjotët duke ngjitur të përpjetën e fshatit e ndienin veten më të fortӫ se kurrë. – Kështu pra, theksoi Namiku, – vetëm të bashkuar ne mund ta çlirojmë vendin nga zgjedha fashiste. Kjo është më se e vërtetë e mbështeti Ylfi Sadiri dhe Ismail Mehmeti, që gjëndeshin në krahӫ të tij.

Në dhjetor të vitit 1942 Namiku pranohet në radhët e partiesӫ komuniste. Mbledhja u bë në shtëpinë e Manxhar Arshiut. Aty ku u krijua celula e parë e Partisë Komuniste e Kaninës. Sekretar i Celulës së Partisë u zgjodh Namik Osmëni dhe zëvendës sekretar Ylfi Sadiri; ndërsa anӫtarë ishin Manxhar Arshiu, Resmi Mici dhe Zyber Kadriu. Sipa Sezai Osmanit, nӫ kӫtӫ mbledhje ishin tӫ pranishӫm Ismail Mehmeti dhe Skӫndo Dredha. Më vonӫ Namiku ngarkohet me detyrë të organizojë dhe të drejtojë punën e partiesӫ edhe në zonën e Drashovicës. Ai punoi me mish e me shpirt për shtimin e radhëve të çetës teritoriale me luftëtarë mӫmӫdhetarӫ të pӫrkushtuar, për të përballuar sulmin fashist, që pritej të niste nga çasti në çast. Namiku, me luftëtarët vullnetarë të zonës së Drashovicë e të Kaninës, do tӫ rreshtohej në krahӫtë ҫetave tӫtjera në luftën frontale të Gjormit.

Brënda javës Vlora u mbush me mercenarë të Halil Halisӫ e të Selim Kaloshit. Nga një bisedë, që Namiku zhvilloi me disa mercenarӫ të tyre e kuptoi se ata ishin të zhgënjyer nga propaganda e kohës. I kishin sjellӫ në Vlorë të luftonin kundër komunistӫve. Bajraktarët u kishin thënë se komunistӫt janë njerëz  të kӫqij, pa fe e pa atdhe. Ata luftojnë për të huajin, për rusin, shqaun e grekun. Madje u kishin thenë se në ҫetat partizane ka shumë rusë, grekër dhe shqahӫ. Kjo nuk ӫshtӫ e vӫtetӫ i kundërshtoi Namiku. Bajraktarӫt ju kanë mashtruar. Në çetat partizane ka vetëm shqiptarë. Ata janë stërniprit e kreshnikve të malësisë e të labërisë, të cilët luftuan krah për krah me  Gjergj Arianitin e Skënderbeun, Abdyl Frashrin e Sulejman Vokshin, Mustafa Pashë Vlorën e Mit Sokolin, Hodo Aliun (Nivicӫn) e Idris Seferin, Sokrat Lekën e Dasho Shkrelin, Ismail Qemalin e Isa Boletinin kundër ordhive osmane sërbe e greke. Janë djemtë e atyre që në vitin 1920 e hodhën Italinӫ në det. Apo nuk i kini dëgjuar këto. Po besa! I kena ndëgjue, u përgjegj njëri disi i turpëruar. Ata janë shqiptarë e bij shqiptari, të cilët nuk e duan Shqipërinë të robëruar nga Italia, janë punӫtorë e fshatarë të varfër, të mesëm, madje edhe tӫ pasur, që e duanë dhe japin edhe jetën për lirinë e saj, sikurse edhe ju djemtë trimosha tӫ malësisë, vijoi më tej Namiku. Këto fjalë ai ua tha me zemër të çiltër e plot dashamirӫsi dhe vazhdoi të kthente me kujdes bukët në furrë. Gegët panë njëri tjetrin në sy dhe ikën në punën e tyre, por kuptohej disi të penduar.

Ishte data 1 Janari i vitit 1943. Në ora 14 të kësaj dite u ndez lufta në Gjorm. Gjëmimet e predhave të topave e të murtajave përshkonin rrjedhën e Lumit të Vlorës. Jehona e tyre përplasej në faqene malit të Stogoit, Çikës, Bogonicës, Çipinit, Tartarit, Beunit dhe u kthehej fashistӫve përvendi më me forcë. Siç dukej në betejӫ merrnin pjesë edhe malet e shenjta. Këta kanë qënë, madje, streh dhe mbështetje e fuqishme në të gjitha kohët, për lebërit dhe malӫsorӫ kreshnikӫ. Malet ishin jatak dhe burim forcë për ta. Këtu kanë thyer hundët ushtritӫ romake, bizantine, osmane, sllave, greke e italiane. Malet ishin, tashmӫ,  mbështetӫs të Çetës Plakë të Vlorës e tӫ Kaninӫs dhe të 900 bijve e bijave nga treva të ndryshme të Labërisë, Topalltisë, Himarës e Mallakastrës. Autoblindat ishin në ballë të sulmit fashist. Pas predhave të artilerisӫ mësynin repartet e këmbësorisë, të karabinierisë e tӫ milicisë fashiste me 700 forcat e tyre dhe 1500 mercenarë të Halil Alisë. Pra, mësynin rreth 2.200 forca ushtarake. Këta përparuan deri nӫ njӫ farӫ kohe. Por muzgu i mbrëmjes e përmbysi kahun e luftӫs. Jehona e zërit “Para partizan” e gjallӫroi hap pas hapi vrullin sulmues tӫ divave herkulian tӫ labërisë. Ata binin si rrebesh mbi armikun. Kundërsulmet e tyre ishin të papërballueshëm. Këmishazinjtë bërtisnin të tmerruar:  “Mama mia”. Namiku në ballë të sulmit përsëriste plot duf: “Para partizan”. Bombat e lebӫrve shkrepnin si rrufe mbi ta. Çeta Plakë së bashku me çetat teritoriale të Kaninës dhe ato të trevave të tjera të Vlorës i sprapsën pozicionet e armikut. Italianët dhe mercenarët e Halil Alisӫ i vunë thembrat nga kishin majat. Thirrjet kërcënuese të kolonel Franko Klementit nuk pinin më ujë. Paniku e mbërtheu, si gjarpër për gryke, ushtrinӫ armike. Rradhët e tij u shpӫrbӫn. Të vrarët mbuluan dheun. Një lab syshqiponjë po e shikonte kundruall kolonelin tek shfrynte i xhindosur mbi ushtarët italianë, të cilët të lebetitur po braktisinin frontin e luftës. Ai me qetësinӫ e mprehtësinӫ e labit nishanlli e nguli syrin në shënjestër. Pasi rrafshoi në thepin e pushkës kokën e kolonelit, që s’pushonte nga britmat e profkat kërcënuese, tërhoqi këmbzën, pa iu dridhur qerpiku. Frankua preu gjuhën dhe ra, si kërcu, për tokë. Gjakun ia thithi rrënja e një sfake, ku mbështeti kokën përjetësisht. Ky qe fundi i kolonel Klementit. Gegët dëgjuan që partizanët flisnin shqip. Kjo i bindi se po luftonin shqiptarët kundër shqiptarve, vllai kundër vllait. Pra, nuk kishte asnjë të huaj. Ishin të zhgënjyer. Ata i kujtuan me nderim fjalët vëllazërore të furxhiut të Vlorës, Namik Osmӫnit. Ai paska patur të drejt – i thanӫ shoku shokut. Po besa ia priti një i tretë. Nuk ӫshtë e udhës të luftojӫ vӫllai kundër vӫllait – theksoi një tjetër. Kjo duket sheshit që na kanë gënjyer. E pleqëruan edhe me shokë të tjerë kӫtӫ hile dhe u bindën që bajraktarӫt i kishin mashtruar. Ata  vendosën njӫzӫri të largohen nga fronti i luftës. Ashtu së bashku u kthyen tӫ penduar në malӫsi, në vatrat e tyre familjare, atje ku shtӫpinӫ e mban muri, kurse besӫn e mban burri.

Në kohӫn qӫ brigada e V ndodhej në zonat e veriut. Namik Osmëni, komisari i batalionit të V, bëri një bisedë politike me banorët e zonës. Këtu u ndodhën edhe disa prej malӫsorӫve tӫ zhgӫnjyer, qӫ morӫn pjesӫ nӫ luftӫn e Gjormit. Ata e  dëgjuan komisarin me vëmëndje. Zëri dhe qëndrimi i tij burrëror u solli ndërmend furrtarin e Vlorës. I dhanë të njohur dhe pasi u përqafuan u radhitën në batalionin e V, ku ishte komisar Namik Osmëni, njeriu që i ktheu në rrugën e nderit, në rrugë e virtytit, nӫ rrugӫn e bashkimit kombӫtar. Ata e shoqëruan komisarin kaninjot fjalӫzjarrtӫ e urtiplotë në luftë kundër ushtrisӫ nazifashiste në çlirimin e Gjakovës, Prizrenit  e deri në malësitӫ e Sanxhakut.

 neki

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :