Data : 15 07 2018
KryeTitujt :

Forum/ Flasin deputetja e PD, Izmira Ulqinaku, deputeti LSI, Viktor Tushaj dhe deputeti PS, Andrea Marto

Forum/ Flasin deputetja e PD, Izmira Ulqinaku, deputeti LSI, Viktor Tushaj dhe deputeti PS, Andrea Marto

 

Albert Z. ZHOLI

Para dy ditësh mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e PD për ndërprerjen e mandatit të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me kërkesën e kësaj të fundit për ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e prokurorit të ri të përkohshëm dhe mbarimin e mandatit të Arta Markut, përfundimi ishte në favor të maxhorancës.  Në mbledhjen e Komisionit, opozita deklaroi se zgjedhja e kryeprokurores së përkohshme, ishte në shkelje e Kushtetutës, ndërsa mazhoranca pretendonte se ishte një proces transparent dhe ligjor. Në fund, mazhoranca rrëzoi me 8 vota kundër propozimet e PD për ndryshimet Kushtetuese si dhe për ndërprerjen e mandatit të Arta Markut.

 Andrea Marto, deputet i PS: Koha ka treguar se me zgjedhjen e saj puna e Prokurorisë është përmirësuar dukshëm

Logjika e gjithë qëndrimeve të fundit të PD, tregon se ajo synon pengimin e Reformës në Drejtësi. Zgjedhja e Kryeprokurores është kryer në përputhje të plotë me ligjin. Gjithë procesi i zgjedhjes së kryeprokurores u ndoq nga organizmat ndërkombëtarë të cilët e përshëndetën dhe r përkrahën këtë zgjedhje. Thjesh PD kërkon të sjellë pengesa se shumë prej deputetëve, ish-ministrave të saj kanë qenë të përfshirë në afera korruptive. Koha ka treguar se me zgjedhjen e saj edhe puna e Prokurorisë është përmirësuar dukshëm. Faktet janë kokëforta. Sado që të përpiqet opozita të mohojë arritjet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, rezultatet aktualisht janë të prekshme. Këtë përpjekje po e inkurajojnë dhe e mbështesin fuqishëm edhe partnerët. Vizioni i PS është zbatimi i Kushtetutës dhe ccuarja deri ën fund e Reformës në Drejtësi, sigurisht në sinkron dhe me partnerët ndërkombëtarë. Reforma nuk ka kthim mbrapa, tashmë rezultatet flasin për strategjinë tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ndërprerjen e mandatit të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Përse PD këmbëngulte për këtë ndërprerje dhe përse PS kur edhe ndërkombëtarët  e përkrahën zgjedhjet?

 

Izmira Ulqinaku, deputete e PD: Kushtetuta sanksionon se kandidatët për kryeprokuror duhet të kalojnë vettingun

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ndërprerjen e mandatit të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Përse PD këmbëngulte për këtë ndërprerje dhe ndryshime në Kushtetutë?

 

Zgjedhja e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme nuk ishte aspak transparente. Prokurori i përgjithshëm zgjidhet me 3/5 e Kuvendit, për një mandat 7 vjeçar. Kandidaturat duhet të propozohen nga KLP. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell ato Kuvendit. Mbarimi i mandatit të kryeprokurorit deklarohet me vendim të KLP. Vetëm KLP përcakton se kur mbaron mandati i kryeprokurorit. Kushtetuta sanksionon se kandidatët për kryeprokuror duhet të kalojnë vettingun. Kushtetuta nuk lë hapësira për periudha tranzitore dhe të përkohshme. Me 18 dhjetor 2017, u zgjodh Arta Marku Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, me 69 vota pro të maxhorancës, 2 vota kundër dhe 2 abstenim. Partia Demokratike ka kerkuar ndërprerjen e mandatit, pasi është shkelur Kushtetuta. Partia Demokratike kërkon zbatimin e Kushtetutës në zgjedhjen e KryeProkurorit të ri.

 

Viktor Tushaj deputet i LSI: Ne po vetojmë edhe policin nuk vetuam kryeprokuroren

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ndërprerjen e mandatit të kryeprokurores së përkohshme,  Arta Marku. Përse PD këmbëngulte për këtë ndërprerje dhe ndryshime në Kushtetutë?

. Padyshim që kërkesa është mëse e drejtë. Reforma në drejtësi është reforma për të bërë shtetin e së drejtës. Si mund ta bëjmë shtetin e të drejtës përmes padrejtësisë? Si mund ta bëjmë atë duke dhunuar kushtetutën? Pse gjithë ky ngut për të zgjedhur një kryeprokurore në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit? Si mundet të zgjedhim në krye të organit të akuzës një kryeprokurore të pavetuar? Ne po vetojmë edhe policin më të thjeshtë të këtij vendi kurse drejtuesit, ata që marrin vendimet në këtë vend të pavetuar. Kjo nuk është reformë por antireformë për kapjen e shtet

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit