Data : 19 12 2018
KryeTitujt :

67-VJET, FORCË AJRORE, XHAÇKA: VITIN E ARDHSHËM TRAJTIM I RI FINANCIAR PËR 8 MIJË USHTARAKË SHQIPTARË

67-VJET, FORCË AJRORE, XHAÇKA: VITIN E ARDHSHËM TRAJTIM I RI FINANCIAR PËR 8 MIJË USHTARAKË SHQIPTARË

 xhacka 1

Arma e Aviacionit Ushtarak Shqiptar mbush sot 67-vjeç.  Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në ceremoninë e posaçme të organizuar në  komandën e Forcës Ajrore vlerësoi si prioritet të kohës, ridimensionim e kësaj force në kuadër të reformimit të Forcave të Armatosura.

 “ Në kushtet e sotme, duke vlerësuar situatën  e re të Sigurisë në rajon  dhe më gjerë, kemi përzgjedhur më të mirën e mundshme për vendin tonë,  duke zhvilluar forca dhe mjete ajrore me mision të dyfishtë: Mbrojtjen e sovranitetit, çka është më sublimja, por edhe ndihma ndaj çdo shqiptari në vështirësi. Edhe në tre vitet e fundit efektivët tanë të FA, kanë asistuar në shpëtimin e jetës  të më shumë se një mijë personave  në rastet e emergjencës”, u shpreh në fjalën e saj, Ministrja Xhaçka.

Ministrja foli edhe për investimin që do të bëhet sa i përket instalimit të sistemit të integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore shqiptare, për të cilën Shqipëria ka nisur punë me një prej kompanive më prestigjioze të industrisë ushtarake në botë.

 xxxxxxx

“Instalimi i sistemit të integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore shqiptare, për të cilën ka nisur punë me një prej kompanive më prestigjioze të industrisë ushtarake në botë, do të jetë një komponent tjetër me rëndësi jetike, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por edhe për të gjitha vendet partnere në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, tha më tej, Ministrja e Mbrojtjes.

Ndërsa foli për një trajtim më të mirë financiar, vitin që vjen, ministrja Xhaçka u shpreh:  “Jo vetëm investimi në teknologji, por edhe trajtimi profesional i efektivëve tanë janë objektiva të përcaktuara qartë për FA-të në tërësi dhe për Forcën Ajrore në veçanti. Në vitin 2019, falë angazhimit të Kryeministrit dhe të qeverisë Shqiptare, mbi 8 mijë ushtarak do të kenë një trajtim më të mirë financiar dhe një vëmendje të shtuar”.

Në ceremoninë e zhvilluar, në Komandën e Forcës Ajrore, në Rinas morën pjesë drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ushtarakë , ish-aviatorë si dhe familjarë të të rënëve në krye të detyrës. Që prej krijimit, në Prill të vitit 1951 numërohen 41 pilotë të cilët kanë humbur jetën gjatë kryerjes së misionit të tyre, e janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :