Data : 24 09 2018
KryeTitujt :

20 shkurti 1990 ditë historike

Nga : Saimir Maloku

??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Dita e 20 Shkurtit te vitit 1991 eshte ngjarja historike me kulmore e shekullit te kaluar te popullit shqiptar , qe simbolizoi rrezimin e diktatures komuniste dhe fitoren e Demokracise ne vendin tone . Ne kete proteste madheshtore te popullit te Tiranes u rrezua monumenti i diktatorit dhe u hoqen simbolet e tjera komuniste. Gjithashtu protagonisti kryesor i saj ishte populli shqiptar  me ne krye Sindikatat e Pavarura dhe te perndjekurit politik te Shqiperise . Ne kete proteste nuk mori pjese asnje parti politike, per arsye se Qeveria Komuniste i kercenonte t’i nxirrte ato jashte ligjit. I takonte popullit tone si protagonist dhe si fitimtar ta emertonte kete dite dhe te shpallej si festa me e madhe e Demokracise .

Por partite politike per cudi per arsye politike e nenvleftesuan dhe nuk e shpallen si dite feste kombetarekete dite teper te shenuar .  Gjithashtu ato deri me sot nuk lejuan edhe te vendosej Memoriali ne nderim te Viktimave te Komunizmit ne mes te Tiranes.  Ne vitin 2010 gjithe populli shqiptar nepermjet 40 shoqatave, sindikatave, komuniteteve fetare, organizatave, OJQ, etjer i propozuan Qeverise qe dita e20 Shkurtit te ishte feste kombetare dhe te quhej ” Dita e Rrezimit te Simboleve Komuniste”  , por per habi u shpall data 8 Dhjetori si Dita e Rinise , ndersa u mjaftua qe dita e 20 Shkurtit te quhet dita e Perkujtimit te Viktimave te Komunizmit. Atehere pernjeheresh  populli shqiptar nepermjet Shoqerise Civile dhe  40 shoqatave te mesiperme kerkoi nga Qeveria  qe kjo dite te  quhej ” Dita e Rrezimit te Simboleve Komuniste dhe e Nderimit  te Viktimave te Komunizmit” ne nderim edhe  te mbi 6000 viktimave te pafajshme te Komunizmit  . Por kjo kerkese u refuzua nga Qeveria e asaj kohe dhe asnje pergjigje . Ndersa sot disa deputete te Partise Demokratike qe nuk kane marre pjese ne protestete 20 Shkurtit te vitit 1991  kerkojne ta ndryshojne emertimin e kesaj dite qe partia e tyre e ka miratuar 8 vjet me pare vete. Politikane dhe pushtetare te cdo ngjyre kerkoini falje popullit per vlersimin e gabuar te kesaj dite sic ka kerkuar populli sepse ai ishte protagonisti kryesor .

Harruat qe kur u rrezua monumenti i diktatorit komunist ne Shqiperi te gjitha agjensite e lajmeve te botes e dhane kete lajm te bujshem dhe gjest heroik te popullit shqiptar . Kjo cudi historike ndodh ne Shqiperi . Pse heshni zoterinj deputete ne Parlament kur shikoni se  po cfaqen pa censure dhe te plote dokumentaret  historike dhe filmat artistike te rregjimit komunist , qe  po corodisin mendjen e brezit tone te ri. Po harrohen krimet e Komunizmit dhe kerkoni te hyni ne Bashkimin Evropian me keto mentalitete te gabuara politike ku e gjithe Bota Perendimore po habitet per ate qe po ndodh ne Shqiperi si dhe nuk vlersohet akoma dita e 20 Shkurtit te vitit 1991 . Kam besim se ne te ardhmen brezat e rinj te shoqerise tone do ta korigjojne kete gabim kombetar , historik dhe politik te nenvleftesimit dhe te lenies ne harese te dites se 20 Shkurtit.      Nga Saimir Maloku – Kryetar i Shoqates Shqiptare te Rrezimit te Simboleve Komuniste

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :