Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

15-vjeçari plagosi veten, arrestohet kushëriri i tij

 

Policia-e-Elbasanit-1-696x522 Një ditë më parë Peqini është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 15-vjeçar plagosi veten aksidentalisht me një pistoletë.

Gjatë ditës së sotme mësohet se policia ka arrestuar kushëririn e tij. Ai është 16-vjeçari me inicialet E.T., nxënës në Shkollën Profesionale në Elbasan i cili dyshohet se është edhe posedues i armës së zjarrit.

Mësohet se adoleshenti, bashkë me kushëririn tjetër, 17-vjeçarin me inicialet A.B., ishin në banesën e 15-vjeçarit që mbeti i plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bicaj të Njësisë Administrative Përparim. 15-vjecari jetonte i vetëm në shtëpi pasi prindërit i ka aktualisht në Greqi. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë.

Ndërkohë që i mituri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :