Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Poezi nga Elida Prifti

Poezi nga Elida Prifti

eertt

 

 

 

 

 

Nuk e lë kohën në vetmi!…

Forca e njeriut është e pa matur ,
bën ftohtë, por dita shkëlqen…
Shkëlqejnë dhe rrezet e djellit mbi det,
gëzon, kur shikon pulëbardhat mbi re …

E vinë të flasin , që vetëm mos të ndihesh,
afrohen dalngadalë pranë shkëmbinjve ,
marr forcë, kur shoh, si thërrmohen dallgët
dhe sytë më qeshin,si sytë e fëmijëve…

Mirësia s’ shteron, por del si ujëvarë ,
forca e njeriut është e pa matur,
sytë shkëlqejnë si pasqyra ,
me buzëqeshje e pres edhe natën…

Ia rrëzon errësirën dhe dinakëritë
ia rrëmbeva të mirat ,që s’dinte t’i mbante,
Me hënën dhe yjet u ulëm këmbëkryq ,
me ta fola shtruar, gjerë e gjatë…

Se nata, nuk i kishte bërë mirë llogaritë ,
një nga një i hodha fletët e kalendarit
dhe kohen nuk e lashë në vetmi ,
ashtu si rrezet e djellit,që zemrat i ngrohin..

 

Mos e ndalo vrapin!…

Vrapo,më thoshte nëna,

të gjesh manaferrat!

Hapi të zgjojë ëndrrat,

përsëri vrapo, mblidhi luleshqerrat!….

 

Mos u tremb nga shiu, ai ka magji,

ylberin do ndezë, ta perkundësh ti!

Vrapo që ta kapësh me të bëhu palë,

t’i mburret ylberi diellit,kur të dalë…

 

Vrapo dhe në baltë që të lëshë gjurmë,

se të jep uratë dhe rritesh më shumë!.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


6 + = 11