Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Zemra e nënës time.

Zemra e nënës time.

 

anila karapidou

Kur rënkon zemra e nënës time,

Shpirti më thërmohet në kokërrza kristali.

Oshëtin rënkimi si dallgët e detit.

Copëzat e kristalit bëhen gurë të rëndë

që fundosen në fund të detit.

 

Një oh e dhimbshme nga shpirti i nënës time,

Më bën të dridhem,të përgjërohem në gjunjë.

Duart i marr në të miat duar,

kokën nga qielli ngre lutem,

dhimbjen t’a përcjell tek unë.

Tëmthat më rrahin,pulsojnë mendimet e mia.

Lëkundem si anije në mes të stuhisë.

Trupi më çpon gjilpëra nga të tuat rënkime.

Nga sytë lotët e nxehtë fsheh që mos mi shohësh ti.

 

 

Të përkëdhel ballin të lodhur nga të tuat mendime.

Me shikimin tim hyj thellë brënda syve të tu.

Të shoh jetën tënde të kaluar në vite.

Unë të ndjehem dhe një herë fëmijë si dikur.

 

 

Dorën lehtë kaloj mbi flokët e thinjur.

Kokën në gjoksin tënd e mbështes ngadalë.

Ndjehem ajo vajza e përkëdhelur me dy bishtaleca.

Jam akoma fëmijë i lumtur kur ulem në prehërin tënd.

 

Anila Karapidou

 

Tiranë 8/9/2018/

 

anila

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :