Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

1140 ekonomistë letër për Trump: Tregtia tani është shumë më e rëndësishme për ekonomin

1140 ekonomistë letër për Trump: Tregtia tani është shumë më e rëndësishme për ekonomin

Donald Trump

Më shumë se një mijë ekonomistë kanë paralajmëruar Donald Trump se proteksionizmi i tij ekonomik dhe retorikat e ashpra në tregti, kërcënojnë të përsërisin gabimet që SHBA bëri në vitet 1930, gabime që e zhytën botën në depresionin e madh.

1140 ekonomistë, mes tyre 14 fitues të çmimit Nobel, i dërguan presidentit një letër të enjten, në mesin e një përplasjeje në përshkallëzim e sipër mes SHBA dhe bashkimit evropian.

Trump ka vendosur tarifa mbi importet e hekurit dhe aluminit, por ka përjashtuar përkohësisht nga aplikimi i tyre BE, Australinë dhe disa vende të tjera. “Në 1930, 1028 ekonomistë i kërkuan kongresit të hiqte dorë nga akti proteksionist që njihet si “tarifat Smoot-Hawley”, shkruanin autorët duke cituar një akt tregtar që shumë ekonomistë e konsiderojnë një prej shkaqeve të depresionit të madh.

Sot, amerikanët përballen me një aktivitet të ri proteksionist, përfshirë kërcënimet për t’u tërhequr nga marrëveshjet tregtare, thirrjet për tarifa të reja si reagim ndaj mungesës së balancës tregtare dhe tarifat mbi lavatriçet, panelet diellore e madje edhe hekurin dhe aluminin që përdoret nga prodhuesit amerikanë. Kongresi, nuk e dëgjoi këshillën e ekonomistëve në 1930 dhe amerikanët në të gjithë vendin paguan çmimin.

Ekonomistët dhe pedagogët e ekonomisë që kanë nënshkruar këtë letër, ju kërkojnë ju të mos e përsërisni atë gabim. Ka ndryshuar shumëçka nga 1930, p.sh tregtia tani është shumë më e rëndësishme për ekonominë tonë, por parimet themelore siç janë shpjeguar që në atë kohë, nuk kanë ndryshuar”.

Në fushatë zgjedhore por edhe pasi u ul në detyrë, Trump ka kërcënuar se do të shembë dekada marrëveshjesh tregtare, përfshirë atë të tregtisë së lirë në Amerikën e veriut. Letra e ekonomistëve është nënshkruar nga mbajtës së çmimit Nobel, përfshirë Alvin Roth, Richard Thaler, Oliver Hart, Roger Myerson dhe James Heckman si edhe Jason Furman, ish-drejtues i Këshillit Ekonomik të Barack Obamës dhe James Miller, drejtor buxheti i Ronald Reganit

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :