Data : 27 05 2018
KryeTitujt :

Fatmir Xhafaj: Historia e vëllait tim nuk e implikon qeverinë time, kjo qeveri s’i garanton imunitet askujt

Fatmir Xhafaj

Në reagimin e tij për shkarkimin e Besim Hajdarmatajt si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Basha tha se është një lëvizje për të mbrojtur Tahirin, por ai përmendi edhe vëllanë e ministrit Xhafaj si të lidhur me krimin.

Nuk ka vonuar reagimi i ministrit të Brendshëm, i cili me një deklaratë për mediat u shpreh se është një çështje që ka ndodhur në vitin 2002 dhe për të cilën ka folur ndër vite duke e sqaruar. Më tej, Xhafaj u shpreh se: “Historia e vëllait tim nuk e implikon qeverinë time apo mua. Ajo që është më e rëndësishmes është se kjo qeveri nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt, as mua”.

“PD paketoi si zbulim të ri një çështje të ndodhur në vitin 2002, e cila sillet në vëmendje të publikut. Kundërshtarët politik nuk luftojnë dot me argumente, por me baltë.

Vendimi i gjykatës italiane është lehtësisht i gjetshëm edhe online. I publikuar dhe stërpublikuar ka dalë sot si e vetmja mënyrë kundërshtie ndaj meje si ministër i brendshëm.

Duket e thjesht, por nuk kam mundur të kuptojë se cili është problemi im në lidhje me çfarë bën apo ka bërë para 15 vitesh im vëlla.

Në raport me këtë çështje as kam pasur dhe as kam për të ndikuar mbi të. Në asnjë rast as qeveria e tyre dhe asnjë pasardhëse nuk janë kontaktuar nga autoritetet e një vendi tjetër mbi këtë çështje.

Në lidhje me këto akuza, kam thënë në 2002, 2005, 2010 dhe 2017. Gjithkush mund të gjejë qëndrimin në këto çështje.

Historia e vëllait tim nuk e implikon qeverinë time apo mua. Ajo që është më e rëndësishmes është se kjo qeveri nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askush as mua”, tha Xhafaj

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :